

TIRANË – Gati një e pesta e energjisë elektrike (19.4%) e futur në rrjetin shqiptar nuk arrin te konsumatori final, sipas Raportit të Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor 2026 të publikuar nga OECD. Kjo shifër është mbi tri herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian prej 6% dhe e rendit Shqipërinë të dytën në rajon për nga niveli i humbjeve, pas Kosovës (21.9%).
Raporti sqaron se humbjet reflektojnë si probleme teknike të lidhura me infrastrukturën e vjetruar, ashtu edhe faktorë joteknikë që lidhen me sistemet e matjes. Përpjekjet e dekadës së fundit kanë sjellë përmirësim krahasuar me periudhën 2014-2016, duke e rritur performancën relative të Shqipërisë kundrejt BE-së nga 23 në 28.4 pikë, mirëpo hendeku me standardet evropiane mbetet ende i madh.
Pavarësisht problemeve me rrjetin, kostoja e energjisë elektrike për konsumatorët jofamiljarë në Shqipëri është afruar ndjeshëm me mesataren e BE-së, duke shënuar 98 pikë në shkallën ku BE-ja përfaqëson nivelin 100. Në nivel rajonal, çmimi mesatar për bizneset ishte 0.25 USD/kWh, teksa Kosova regjistron koston më të ulët (0.18 USD/kWh) dhe Maqedonia e Veriut më të lartën (0.38 USD/kWh).
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






