Transmetuar më 02-10-2026, 10:56

FIER — Këngëtari i njohur fierak Erind Xhaferi është prangosur me urgjencë nga efektivët e Policisë së Fierit.

Arrestimi i tij në flagrancë erdhi pas një informacioni operativ dhe denoncimit të menjëhershëm të bërë nga vetë vajzat e mitura.

Sipas burimeve zyrtare, i riu akuzohet për përndjekje sistematike të të miturave dhe kryerjen e veprimeve të turpshme ndaj tyre.

Telefonata e vajzave në sallën operative vuri në lëvizje strukturat e policisë, të cilat organizuan menjëherë ndërhyrjen në terren.

Efektivët bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e këngëtarit në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Ndaj Xhaferit është ngritur akuza sipas nenit 108 të Kodit Penal për veprën penale "Vepra të turpshme".

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij skandali.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit