

MADRID — Ylli botëror i futbollit, Lionel Messi, është bërë zyrtarisht pronari më i ri i klubit të njohur spanjoll CD Eldense.
Lajmi është konfirmuar përmes një deklarate zyrtare nga vetë drejtuesit e klubit që militon në kategorinë e dytë spanjolle.
CD Eldense: "Ardhja e një prej figurave më të rëndësishme në historinë e sportit si pronar shënon fillimin e një projekti afatgjatë."
Investimi i yllit argjentinas synon zhvillimin sportiv, institucional dhe shoqëror të klubit me histori më shumë se 100-vjeçare.
Blerja e ekipit spanjoll shënon hyrjen zyrtare të shtatë herë fituesit të "Topit të Artë" në botën e menaxhimit të futbollit profesionist.
Lëvizja e bujshme e Messit ka ngritur entuziazëm të madh mes tifozëve dhe pritet të sjellë investime të mëdha në infrastrukturën e CD Eldense.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






