Transmetuar më 02-10-2026, 10:15

Një telefonatë nga dëshmitarët vuri në lëvizje Policinë e Fierit. Këngëtari Erind Xhaferi u shoqërua pas një incidenti të raportuar pranë shkollës “Jakov Xoxa”, ndërsa rasti po hetohet për “vepra të turpshme”

Këngëtari i muzikës popullore Erind Xhaferi është ndaluar nga Policia e Fierit pas një incidenti të raportuar pranë shkollës “Jakov Xoxa”, ku dyshohet se ka kryer veprime të pahijshme në publik.

Sipas raportimit të noa.al, policia është njoftuar nga persona që ndodheshin në zonë, të cilët kanë denoncuar sjelljen e dyshuar të këngëtarit pranë institucionit arsimor, në një moment kur aty kishte edhe nxënës të mitur.

Nga të dhënat paraprake të hetimit, pretendohet se Xhaferi është konstatuar duke kryer veprime të papërshtatshme në publik, çka ka shkaktuar shqetësim te personat e pranishëm.

Pas telefonatës së dëshmitarëve, efektivët e Policisë së Fierit kanë mbërritur në zonë dhe kanë shoqëruar këngëtarin në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për veprimet procedurale.

Rasti po hetohet në kuadër të veprës penale “Vepra të turpshme”, të parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal.

Materialet procedurale pritet t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ndërsa hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit