

Këngëtari i muzikës popullore, i njohur gjerësisht në qarkun e Fierit, Erind Xhaferi është arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit, raporton noa.al.
Burimet zyrtare të policisë lokale i thanë agjencisë së lajmeve NOA se Erind Xhaferri u konstatua se po kryente vepra të turpshme pranë një shkolle ku gjendeshin nxënës të mitur.
Noa.al mëson se aktet e dyshimta janë kryer pranë shkollës ‘Jakov Xoxa’ në qytetin e Fierit. Sipas hetimit, i dyshuari vetëprekej në publik duke shkaktuar habi dhe pasiguri sidomos për fëmijët që gjenden në shkollë.
Arrestimi erdhi pas një telefonate që u bë nga persona dëshmitarë të cilët raportuan te policia lokale se i dyshuari po përdorte vajza të mitura pranë shkollës dhe po kryente vepra të turpshme.
Policia tha se është bërë ndalimi i Xhaferit duke e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku janë kryer veprimet e mëtejshme procedurale.
Hetimi për këngëtarin po bazohet në veprën penale të parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal, “Vepra të turpshme”. Veprimet hetimore po i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






