

SEOUL — Shërbimet sekrete të Koresë së Jugut kanë publikuar të dhëna alarmante mbi gjendjen shëndetësore të diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
Sipas inteligjencës jugkoreane, udhëheqësi 42-vjeçar ka pësuar një rritje të dukshme në peshë duke arritur në rreth 140 kilogramë.
Lideri i Phenianit vazhdon të mbajë një stil jetese ekstremisht të dëmshëm, të shoqëruar me konsum të lartë të alkoolit, duhanit dhe ushqimeve luksoze.
Në dietën e tij luksoze përfshihen pjata të shtrenjta si supë me peshkaqen, verë gjarpri, biftekë elitarë, djathë Emmental, havjar dhe shampanjë Cristal.
Opesiteti i tij i shprehur ka ngritur shqetësime të mëdha për rreziqet kardiovaskulare, ndonëse regjimi mban sekret të plotë mbi shëndetin e tij.
Përkeqësimi i fizikut të diktatorit ka rikthyer vëmendjen te pasardhësia e pushtetit në shtetin bërthamor.
Vajza e tij Kim Ju-ae dhe motra e tij e fuqishme Kim Yo-jong po shihen nga analistët si kandidatet kryesore për të marrë drejtimin e regjimit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






