

ELBASAN — Situata nga zjarret mbetet kritike në Qarkun e Elbasanit, ku dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Peqin dhe Gjinar.
Në fshatin Galush të Peqinit, flakët kanë përfshirë sipërfaqe të tëra me ullishte, shkurre dhe bimësi të ulët.
Efektivët e MZSH Peqin qëndruan gjatë gjithë natës në terren duke krijuar një brez sigurie për mbrojtjen e banesave.
Në ndihmë të forcave vendore kanë mbërritur edhe përforcime nga MZSH Rrogozhinë me mjete dhe efektivë shtesë.
Ndërkohë, në zonën pyjore të Gjinarit zjarri vijon të jetë aktiv prej disa ditësh duke shkaktuar prani të madhe tymi.
Në terren janë angazhuar dhjetëra efektivë nga Elbasani, punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe Ndërmarrjes Pyjore.
Autoritetet njoftojnë se struktura e emergjencave civile po vijon monitorimin e pandërprerë për të parandaluar djegien e kurorës së pyllit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






