

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur mbrëmjen e së enjtes 1 tetor, në orën 21 në drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Hila mësohet se ka thënë para forcave të policisë se kamerat i ka vendosur në studion e tij për çështje sigurie në vitin 2022.
Hila ka thënë se bëhej fjalë për kamera të thjeshta, të vendosura në pika të ndryshme brenda dhe jashtë banesës, me synim mbrojtjen e pronës.
Ai tha se kamerat nuk mbanin memorie por shiheshin vetëm online duke shprehur habinë sipas tij se si ato ishin regjistruar që nga viti 2024 e në vazhdim.
Në dëshminë e tij në ekipin policor të antikrimit kibernetik, Hila këmbënguli se num kishte pasur qëllim që të filmonte personat që vinin në studio dhe bënin seks me të në krevatin që gjendej brenda ambientit.
Ndonëse pajisja ishte kamera survejimi/përgjimi, Hila ka deklaruar para antikrimit kibernetik se kamera ishte kamerë sigurie pasi sipas tij ishte përballuar me incidente të cilat nuk i detajoi, por tha se në pallat kishin ndodhur vjedhje të përsëritura.
Në videot që rrodhën në publik, rreth 20 të tilla, shihet Adi Hila duke kryer marrëdhënie seksuale me femra të ndryshme, kryesisht këngëtare dhe aktore të njohura. Në një rast ai shihet të bëjë seks me një këngëtare të njohur së bashku me një burrë tjetër.
Filmimet e dala shihen të jenë nxjerrë nga një telefon celular i dëmtuar dhe kjo rrit dyshimin se ato janë filmuar pikërisht duke u marrë nga ky celular që nuk është e qartë se kujt i përkiste.
Sakaq mësohet se dy ndër femrat, personazhe VIP kanë pranuar të japin dëshminë e tyre mbi faktin se janë filmuar duke bërë seks në krevatin e studios së Hilës.
Këto dy femra janë pjesë e të paktën 20 grave që janë kontaktuar nga policia e Tiranës për të dhënë punoni e tyre.
Më herët pardje, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nisur hetimet kryesisht, pas konstatimit të publikimit dhe shpërndarjes në disa portale dhe platforma online të materialeve filmike me përmbajtje intime.
Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike po kryen veprime hetimore me qëllim identifikimin e adresave IP, dhe të dhënave të tjera të faqeve dhe profileve që kanë publikuar apo shpërndarë këto materiale, si dhe po ndërmerr procedurat për heqjen e tyre nga platformat ku janë publikuar.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






