

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar natën duke gdhirë dita e sotme në zonën e Ali demit në Tiranë.
Noa.al raporton se pranë një lokali në këtë zonë banorët kanë dëgjuar të shtëna dhe kanë njoftuar policinë.
"Ne morëm një telefonatë ku u raportua se persona të paidentifikuar po qëllonin me armë zjarri pranë një lokali në lagjen "Ali Demi" dhe kryeministri verifikimet në vendin e raportuar. Konstatuam se nuk ka persona të plagosur në këtë incident", tha për noa.al një burim i Policisë së Tiranës.
Në vend shkuan disa forca policie të cilat kryen kontroll fizik të personave që u gjetën në lokal dhe pranë tij. Po ashtu u morën për shqyrtim pamje të kamerave të sigurisë përreth, për të kuptuar përse u krye qitje me armë zjarri në mes të natës.
Ajo që habit në këtë incident është se kur policia shkoi në vendin e raportuar, nuk arriti të gjejë asnjë gëzhojë, që rrit dyshimet se ato janë zhdukur nga persona të paidentifikuar.
/noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






