Transmetuar më 02-10-2026, 09:10

LEZHË — Vatra e zjarrit në malin e Manatisë në Lezhë vijon të mbetet aktive, megjithëse me intensitet më të ulët se një natë më parë.

Gjatë ditës së sotme pritet të nisë ndërhyrja nga ajri me helikopterë për të bërë të mundur izolimin përfundimtar të flakëve.

Mbrëmja e së enjtes shkaktoi panik të madh te banorët e fshatit Piraj, ku zjarri u përhap me shpejtësi të frikshme.

Pas 5 orësh përpjekjesh intensive të zjarrfikësve, flakët u shkrumbuan dy banesa të braktisura dhe një kasolle bagëtish.

Nga përhapja e zjarrit u dëmtuan sipërfaqe të mëdha me pemëtari si dhe një pjesë e linjës hekurudhore në zonë.

Ndërkohë, vatra e Gramzit në Krujë që rrezikoi aksin Thumanë-Kashar është shuar, por vatra të reja u aktivizuan në Peqin, Bulqizë, Klos dhe afër Apolonisë në Fier.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit