Transmetuar më 02-10-2026, 07:17

TIRANË – Territori i Shqipërisë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, sipas parashikimit të shërbimit meteorologjik.

Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin gjatë pjesës më të madhe të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasdites pritet një grumbullim gradual vranësirash të lehta deri në mesatare në disa zona.

Parametri kryesor i kësaj dite do të jetë era, e cila do të fryjë nga drejtimi verilindje–veriperëndim me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Intensiteti i saj pritet të rritet ndjeshëm përgjatë vijës bregdetare, luginave dhe terrreneve malore, ku shpejtësia do të arrijë deri në 16 m/s. Në hapësirat detare parashikohet valëzim i forcës 2 deri në 3 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit