

SHBA – Influencerja e njohur amerikane Alix Earle ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh në rrjetet sociale pas një deklarate lidhur me marrëdhënien e saj me leximin.
Gjatë një interviste për "Interview Magazine" me gazetarin Mel Ottenberg, 25-vjeçarja u përgjigj në një seri pyetjesh të shpejta. Kur u pyet se cili ishte libri i fundit që kishte lexuar, ajo u shpreh se nuk ka lexuar kurrë një libër në jetën e saj, duke u mjaftuar me përmendjen e librave për fëmijë të autorit Dr. Seuss.
Deklarata u shpërnda me shpejtësi në platformat digjitale, ku shumë ndjekës ngritën pikëpyetje se si ajo ka arritur të diplomohet në vitin 2023 për Administrim Biznesi pa lexuar libra. Ngjarja nxiti debate mes përdoruesve që e kaluan situatën me humor dhe atyre që e kritikuan promovimin e mospasjes së zakoneve të leximit.
Vetë Earle reagoi më pas përmes një postimi në Instagram, duke lënë të kuptohet se është në dijeni të vëmendjes dhe diskutimeve që nxiti deklarata e saj.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






