Transmetuar më 01-10-2026, 22:10

TIRANË – Kompozitori i njohur Adrian Hila është paraqitur mbrëmjen e së enjtes në ambientet e Polonisë së Tiranës, ku po merret në pyetje nga një grup i posaçëm hetimor i Sektorit të Krimeve Kibernetike.

Veprimet hetimore ndaj tij kanë nisur pas publikimit dhe shpërndarjes masive të disa videove me përmbajtje intime në rrjetet sociale gjatë orëve të fundit.

Sipas burimeve zyrtare, Policia e Tiranës ka nisur hetimet për të identifikuar burimin e materialeve, mënyrën e rrjedhjes së tyre dhe personat përgjegjës që kanë bërë publikimin apo shpërndarjen e tyre në internet. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme ligjore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit