Transmetuar më 01-10-2026, 21:06

TIRANË – Publikimi i një fotografie krah Donald Trump nga kryeministri Edi Rama në Instagram nxititi diskutime mbi vërtetësinë e saj, duke shpërfaqur një manovër politike të ndërtuar mbi ironinë dhe dykuptimësinë.

Në pamje të parë, Rama e paraqet imazhin si krijim të Inteligjencës Artificiale (“Meqë s’e takova dot… u detyrova ta bëj me IA”), duke i provokuar kritikët që e akuzuan për mungesë takimi zyrtar gjatë vizitës në SHBA.

Mirëpo, kthesa strategjike qëndron te fjalia e fundit: “Po thuajuni atyre të bëjnë kujdes, se dro del që s’është IA dhe dalin prap si kokrrat e kandarit”.

Postimi:

“Meqë s’e takova dot, siç thanë ata që çfarë nuk thonë, po asgjë s’bëjnë e s’na bëjnë dot, u detyrova ta bëj me IA 🇦🇱😁🇺🇸

Po thuajuni atyre të bëjnë kujdes, se do të dalë që s’është IA dhe dalin prapë si kokrrat e kandarit 🫣”, shkruan Rama.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit