Transmetuar më 01-10-2026, 20:48

HELSINKI – Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur mbrëmjen e së enjtes në Helsinki, ku ditën e shtunë do të përballet me Finlandën në kuadër të ndeshjes së radhës në UEFA Nations League.

Pas udhëtimit nga Cesena, delegacioni kuqezi është akomoduar menjëherë në hotel për të vijuar me regjimin grumbullues.

Sipas programit zyrtar, ditën e premte në orën 14:00, trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, i shoqëruar nga një futbollist, do të dalë në konferencën zyrtare për shtyp në ambientet e stadiumit. Menjëherë pas daljes para medieve, ekipi do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në “Helsinki Olympic Stadium” për të ndërtuar strategjinë e sfidës.

Përballja mes Finlandës dhe Shqipërisë do të zhvillohet të shtunën, më 3 tetor, në orën 15:00.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit