

LEZHË – Një zjarr i madh ka shpërthyer pasditen e së enjtes në zonën mes fshatrave Manati dhe Barbullush të rrethit të Lezhës, duke krijuar situatë emergjence për shkak të afërsisë me zonat e banuara.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë të mbuluar me ferra e shkurre, ndërsa era e fortë që fryen në rajon po favorizon përparimin e vatrës së zjarrit dhe po ndihmon përhapjen e saj drejt banesave pranë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të Lezhës, të cilat po punojnë në terren për izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve. Operacioni i shpëtimit po përballet me pengesa të shumta për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe terrenit të vështirë, ndërsa forcat e rendit po monitorojnë situatën për evakuimin e mundshëm të banorëve nëse rreziku për shtëpitë rritet.


Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






