

Një ekskursion shkollor ka përfunduar në mënyrë tragjike në shtetin Maharashtra të Indisë, pasi tetë nxënës të moshës 16-vjeçare kanë humbur jetën pasi u morën nga rrymat e forta të detit në plazhin Diveagar.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ngjarja e rëndë ndodhi gjatë pasdites, kur tetë prej nxënësve hynë në ujë për t’u larë, por u përfshinë nga rrymat e fuqishme detare dhe nuk arritën të dilnin më në breg.
Nxënësit ishin pjesë e një grupi prej 48 personash – mes të cilëve 25 djem, 17 vajza dhe 6 mësues – të cilët po udhëtonin në një ekskursion privat nga qyteti i Pune drejt distriktit Raigad.
Autoritetet vendore nisën menjëherë ndërhyrjen në zonën e incidentit, ndërsa ngjarja e rëndë ka shkaktuar tronditje të madhe te familjarët dhe visa komuniteti shkollor.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






