Transmetuar më 01-10-2026, 18:26

KRUJË – Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin Tapizë–Fushë-Krujë, në vendin e quajtur “Arrameras”.

Sipas informacionit paraprak nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50, ku janë përplasur dy automjete: njëri me drejtues shtetasin K. C., rreth 44 vjeç, dhe tjetri me drejtues shtetasin M. S., rreth 18 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka ndërruar jetë pasagjeri që udhëtonte në mjetin e 18-vjeçarit, i identifikuar si shtetasi egjiptian E. A., rreth 22 vjeç.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, shtetasi M. S., ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, dinamikës dhe shkaqeve të këtij aksidenti.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 01.10.2026, rreth orës 16:50, në aksin rrugor Tapizë–Fushë-Krujë, në vendin e quajtur “Arrameras”, është përplasur automjeti me drejtues shtetasin K. C, rreth 44 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin M. S, rreth 18 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi M. S, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pasagjeri në automjetin e tij shtetasi egjiltian E. A, rreth 22 vjeç, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit