

Një vatër zjarri ka përfshirë ditën e sotme fshatin Piraj në Lezhë, duke shkaktuar dëme në disa objekte dhe duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një kasolle të përdorur për mbajtjen e bagëtive, si edhe dy banesa të pabanuara.
Në terren janë angazhuar forca zjarrfikëse nga Lezha, Vau i Dejës, Kamza dhe Mirdita, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Ndërhyrja po kryhet nga toka dhe ajri, ndërsa era e fortë po e komplikon operacionin dhe favorizon përhapjen e flakëve në zonat përreth.
Forcat e emergjencës vijojnë punën për vendosjen e situatës nën kontroll, ndërsa në vijim pritet të ketë më shumë informacion për përmasat e dëmeve dhe shkaqet e rënies së zjarrit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






