

TIRANË — Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar me sukses operacionin e koduar "Last meeting" duke goditur një rrjet të prostitucionit në kryeqytet.
Në pranga ranë 5 shtetase të huaja, përkatësisht tre vietnameze dhe dy kineze, të cilat ushtronin veprimtarinë në tre apartamente me qira ditore.
Aksioni policor u shtri në rrugët "Qemal Stafa", "Him Kolli" dhe "Tomor Malasi", ku përdoreshin banesat e përshtatura.
Eksponentët e këtij rrjeti ushtronin aktivitetin duke e reklamuar dhe ofruar atë përmes postimeve në platformat digjitale dhe rrjetet sociale.
Në pranga ranë vietnamezet V. P., 40 vjeçe, P. K., 42 vjeçe, P. M., 33 vjeçe, si dhe kinezet L. Y., 42 vjeçe dhe X. H., 42 vjeçe.
Policia shpalli në kërkim organizatorin vietnamez T. T., 35 vjeç, i cili siguronte kushtet dhe shfrytëzonte bashkëatdhetaret e tij.
Gjatë ndërhyrjes u sekuestruan 5 aparate celulare me të cilat kryheshin reklamat online, ndërsa po hetohen edhe dy persona të tjerë përfitues.
NJOFTIMI I POLICISE Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Last meeting”, kundër ushtrimit të prostitucionit, në banesa me qira ditore, veprimtari e cila reklamohet edhe në rrjete sociale. Arrestohen 5 shtetase të huaja (3 vietnameze dhe 2 kineze) që ushtronin këtë veprimtari në 3 apartamente në rrugët “Qemal Stafa”, “Him Kolli” dhe “Tomor Malasi”. Shpallet në kërkim një shtetas vietnamez që shfrytëzonte 3 prej shtetasve të arrestuara, me të njëjtën shtetësi. Vihen në hetim 2 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari. Sekuestrohen 5 celularë me të cilët kryheshin postime rreth kësaj veprimtarie. Si rezultat i punës operative dhe monitorimit në hapësirën digjitale, me objektiv konstatimin dhe goditjen e rasteve të reklamimit në rrjete sociale, të prostitucionit që ushtrohet nga shtetase të huaja, në banesa të marra me qira ditore, në kryeqytet, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan operacionin e koduar “Last meeting”. Gjatë operacionit u arrestuan shtetaset që ushtronin këtë veprimtari në 3 apartamente, V. P., 40 vjeçe, P. K., 42 vjeçe dhe P. M., 33 vjeçe, të trija vietnameze, si dhe L. Y., 42 vjeçe dhe X. H., 42 vjeçe, të dyja kineze. Më tej, u shpall në kërkim shtetasi vietnamez, T. T., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka siguruar kundrejt përfitimeve, kushtet për kryerjen e kësaj veprimtarie nga 3 shtetaset vietnameze të arrestuara. Punohet intensivisht për kapjen e këtij shtetasi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






