Transmetuar më 01-10-2026, 12:59

TORINO — Një ngjarje e rëndë që ka tronditur opinionin publik ka ndodhur në zonën San Donato në Torino të Italitë.

Një e re 24-vjeçare është arrestuar nga karabinierët nën akuzën e rëndë të tentativës së vrasjes.

Ajo akuzohet se ka goditur me automjet një djalë të mitur vetëm 5 vjeç, i cili po ecte në rrugë me të atin.

Babai i fëmijës ka njohur menjëherë drejtuesen e mjetit duke deklaruar në polici se ajo është ish-partnerja e tij.

Sipas dëshmive, makina iu afrua fillimisht babait dhe më pas përplasi të miturin duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

5-vjeçari pësoi frakturë në gjymtyrë dhe u transportua me urgjencë në spitalin "Regina Margherita" në Torino.

Avokati mbrojtës Cristian Scaramozzino pretendon se bëhet fjalë për një aksident rrugor dhe mohon dashjen në krim.

Hetuesit italianë po verifikojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të përcaktuar nëse akti ishte një hakmarrje e qëllimshme apo aksident.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit