Transmetuar më 01-10-2026, 12:53

TIRANË — Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në nyjen e njohur si "Kthesa e Kamzës" në hyrje të kryqytetit.

Një autobus i linjës urbane Vorë-Tiranë pësoi përplasje vetëm pak çaste pasi u largua nga stacioni në drejtim të qendrës.

Sipas dëshmive të pasagjerëve, menjëherë pas mbylljes së dyerve u dëgjua një goditje e fortë në anën e majtë të shoferit.

Autobusi goditi me të gjithë gjatësinë e tij bordurën anësore dhe përfundoi mbi trotuarin e rrugës.

Përplasja shkaktoi panik të madh te qytetarët që ndodheshin brenda mjetit, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të hetuar shkaqet e plota të këtij aksidenti.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit