

FIER — Gjykata e Shkallës së Parë në Fier ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për mësuesin Madrid Sula.
Arsimtari 60-vjeçar doli para togave të zeza pasi ngacmoi seksualisht përmes mesazheve telefonike nxënësen e tij të mitur.
Ndaj 60-vjeçarit rëndojnë zyrtarisht akuzat për veprat penale "Ngacmim seksual", "Shpërdorim detyre" dhe "Pornografi".
Skandali u zbulua pasi 13-vjeçarja u tregoi prindërve për komunikimet e papërshtatshme me përmbajtje erotike.
Menjëherë pas denoncimit të familjarëve në Policinë e Lushnjës, efektivët e rendit prangosën mësuesin.
Trupit gjykues i mjaftuan provat materiale të administruara për ta lënë pas hekurave 60-vjeçarin deri në përfundim të hetimeve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






