

TIRANË — Publikimi i videove intime me protagonistë kompozitorin Adrian Hila dhe artiste të njohura ka vënë në lëvizje Kodin Penal.
Ekspertët ligjorë sqarojnë se në lidhje me këtë ngjarje rëndojnë të paktën dy nene specifike që ndëshkojnë shkeljen e privatësisë.
Sipas Nenit 121 të Kodit Penal, vendosja e aparaturave të fshehta dhe regjistrimi i figurave pa pëlqim përbën kundërvajtje penale.
Ky nen parashikon dënim me gjobë ose me burgim deri në dy vjet për autorin që fshehurazi kryen regjistrimin.
Nëse provohet shpërndarja ose publikimi i këtyre materialeve në platformat online, dënimi shkon deri në tre vjet burgim.
Gjithashtu, Neni 122 dënon përhapjen e sekreteve vetjake të siguruara për shkak të profesioneve ose ambienteve private.
Kryerja e kësaj vepre me qëllim dëmtimin e personave të tjerë parashikon një dënim shtesë me deri në dy vjet burg.
Policia e Shtetit dhe Krimi Kibernetik po vijojnë hetimet intensive për të zbardhur autorësinë e shpërndarjes së këtyre pamjeve skandaloze.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






