Transmetuar më 01-10-2026, 11:57

TIRANË — Përpjekja e radhës për zhvillimin e seancës gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta ka dështuar sërish këtë të enjte në GJKKO.

Shkak për dështimin e seancës u bë vijimi i bojkotit nga ana e avokatëve mbrojtës, të cilët kundërshtojnë rregulloren e re të gjykatës.

Avokatët protestojnë ndaj masave kufizuese që u ndalojnë mbajtjen e telefonave celularë brenda sallave të gjykimit.

Pavarësisht përshkallëzimit të protestës nga mbrojtja, drejtuesit e GJKKO-së refuzojnë të tërhiqen nga zbatimi i rregullores kontestuese.

Trupi gjykues vendosi të ndëshkojë sërish avokatët e Ilir Metës me një gjobë prej 5 mijë lekësh për shkak të mungesës.

Në të njëjtën kohë, Gjykata e Posaçme vendosi të pezullojë edhe një herë afatet e masës së paraburgimit për kreun e Partisë së Lirisë.

I pranishëm në sallë, vetë Ilir Meta reagoi ashpër duke e cilësuar të gjithë situatën si një skenar të parapërgatitur politikisht.

Ilir Meta: "Gjithë kjo situatë vjen me porosi të Ergys Agasit nga njerëzit e Agasit."

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit