Transmetuar më 01-10-2026, 11:37

TIRANË — Politikanja Monika Kryemadhi ka reaguar ashpër për ngjarjen e bujshme të ditëve të fundit pas publikimit të videove intime në rrjet.

Teksa po hynte në Gjykatën e Posaçme për seancën e saj të radhës, Kryemadhi konfirmoi para gazetarëve se i kishte parë pamjet e publikuara.

Ajo shprehu keqardhje të thellë për të gjitha gratë dhe vajzat që ranë viktimë e këtij abuzimi me jetën private.

Politikanja kërkoi dënim maksimal ligjor si për personin që ka bërë regjistrimet, ashtu edhe për të gjithë ata që i kanë shpërndarë ato.

Monika Kryemadhi: "Përveç ndjenjës së shëmtuar që më la për shkak të viktimave, të gjitha atyre grave apo vajzave, kushdo që janë. Personi, i cili i ka bërë, ai që i ka regjistruar, por edhe ai që i ka shpërndarë, është një veprim shumë i ulët dhe që duhet të dënohet."

Monika Kryemadhi: "Ajo që dua të them është se nuk ka çfarë t’i duhet asnjërit se çfarë bën një njeri në dhomën e vet të gjumit apo me jetën private. E tjetra është mënyra se si ne po fillojmë të gjykojmë situatat… është e tmerrshme."

Sipas saj, është një fatkeqësi e madhe kombëtare që shoqëria shqetësohet më shumë nga videot intime sesa nga taksat e larta dhe shpopullimi i vendit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit