Transmetuar më 01-10-2026, 11:55

ENGLISH VERSION

Për një natë, Madridi u bë një nga ndalesat e ZAMNA-s, festivalit që e ka zanafillën në Tulum dhe që sot sjell frymën e muzikës elektronike në disa prej destinacioneve më të njohura në botë.

Më 11 shtator, në Universitetin Autonom të Madridit, Black Coffee udhëhoqi programin, ku u ngjitën në skenë dhe AMÉMÉ, Argia, Avangart Tabldot dhe Pablo Fierro. Artistët sillnin stile të ndryshme, por i bashkonte muzika elektronike dhe energjia që karakterizoi mbrëmjen.

Por në ZAMNA, muzika është vetëm fillimi…

Që prej fillimeve të tij, festivali ka krijuar një identitet të veçantë përmes mënyrës se si ndërthur tingullin me gjithçka që e rrethon. Dritat, skenografia, instalacionet dhe elementet e frymëzuara nga natyra plotësojnë konceptin, duke i dhënë çdo ndalese karakterin e saj. Edhe në Madrid, realizimi skenik i dha një tjetër dimension hapësirës dhe solli në kryeqytetin spanjoll frymën karakteristike të ZAMNA-s.

Gjatë mbrëmjes, kjo frymë ndihej edhe përtej skenës. Çdo element ishte kuruar deri në detaje për të plotësuar atë që ndodhte gjatë performancave dhe për t’i dhënë publikut mundësinë ta përjetonte ZAMNA-n në tërësinë e saj.

Në Madrid vijoi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar IQOS x ZAMNA, i fokusuar në krijimin e përvojave dhe mundësive të angazhimit për konsumatorët e rritur të produkteve me nikotinë. Partneriteti u prezantua për herë të parë në Tulum në janar 2026 dhe gjatë këtij viti ka vijuar në Amerikën Latine, Azi, Lindjen e Mesme dhe Europë.

Muzika, arti dhe krijimtaria janë disa prej elementeve që bashkojnë IQOS dhe ZAMNA-n. Ato shërbejnë si pikënisje për mënyra të reja ndërveprimi me konsumatorët e rritur dhe për eksperienca që shkojnë përtej prezencës tradicionale të një marke në një event.

Madridi shënoi kështu një tjetër etapë për IQOS x ZAMNA. Rrugëtimi vazhdon, ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë më tej.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit