Transmetuar më 01-10-2026, 11:05

TIRANË — Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka lëshuar një ftesë zyrtare për paraqitje për të marrë në pyetje kompozitorin e njohur Adrian Hila.

Efektivët e policisë kanë zbarkuar në banesën e tij për ta shoqëruar, por nuk e kanë gjetur aty.

Hetuesit kanë mundur të kontaktojnë me kompozitorin në rrugë telefonike për t’i marrë deklarimet e para.

I vetëpërmbajtur dhe i shokuar, Hila deklaroi se është viktimë e një sulmi kibernetik dhe se nuk ndodhej në kryeqytet.

Adrian Hila: "Dyshoj se videot janë hakeruar nga persona të paidentifikuar. Kamerat i kam vendosur sepse kam pasur incidente në studio."

Arti i njohur garantoi autoritetet se do të paraqitet menjëherë në polici sapo të mbërrijë në Tiranë.

Struktura e Krimit Kibernetik ka nisur verifikimet për të zbuluar burimin fillestar të shpërndarjes së materialeve private në rrjet.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit