

FIER — Prokuroria e Fierit ka ekzekutuar një vendim për sekuestrimin e pasurive me vlerë miliona euro në pronësi të biznesmenit Kastriot Hasko.
Hetimet e organit të akuzës zbuluan se Hasko kishte përfituar përmes dokumenteve të falsifikuara një sipërfaqe prej 1143 hektarësh tokë.
Gjatë aksionit zyrtar, biznesmenit iu bllokuan në llogari bankare më shumë se 2.6 milionë euro.
Përveç shumës marramendëse në euro, Prokuroria sekuestroi edhe 1 milion e 865 mijë lekë si dhe 7515 dollarë amerikanë.
Në listën e pasurive të bllokuara përfshihet edhe një automjet luksoz i markës ‘Bentley’, me një vlerë tregtare prej 250 mijë dollarësh.
Biznesmeni Kastriot Hasko akuzohet zyrtarisht për falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Aktualisht, ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






