

TIRANË — Struktura të Policisë së Shtetit kanë nisur sot marrjen në pyetje të personave të implikuar në skandalin e videove intime.
Objekt i verifikimeve zyrtare është bërë kompozitori i njohur Adrian (Adi) Hila.
Prej ditës së djeshme, një seri videosh komprometuese po qarkullojnë masivisht në platformat online, rrjetet sociale dhe veçanërisht në WhatsApp.
Materialet e publikuara shfaqin kompozitorin në marrëdhënie intime me këngëtare dhe artiste të ndryshme.
Hetuesit kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave që kanë shpërndarë këto materiale private.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






