Transmetuar më 01-10-2026, 09:09

PISA — Një revoltë e dhunshme ka shpërthyer brenda burgut "Don Bosco" në Pisa të Italisë, ku dhjetëra të burgosur kanë marrë nën kontroll një repart të tërë.

Përplasja nisi pasi të dënuarit zbuluan se në qelitë e tyre ishin fshehur pajisje përgjuese dhe mjete të tjera elektronike nga autoritetet.

Rreth 40 të burgosur, mes të cilëve shumë shqiptarë, u barrikaduan brenda ambienteve duke bllokuar hyrjet me frigoriferë dhe orendi.

Ngjarja u transmetua live në platformën TikTok nga një i dënuar që mbante një telefon celular të paligjshëm.

Gjatë transmetimit që mblodhi mbi 15 mijë shikues, të dënuarit denoncuan dhunën e gardianëve dhe përdorimin e shkopinjve të gomës.

Ata pretenduan se policia i kishte nxjerrë nga qelitë me pretekstin e një stërvitjeje evakuimi për të vendosur përgjuesit.

Videoja fiksoi çaste kaosi dhe sharje në gjuhën shqipe e italisht, teksa të dënuarit tentonin të bllokonin mësymjen e forces publike.

Për të vënë situatën nën kontroll u desh ndërhyrja e menjëhershme e dhjetëra efektivëve të policisë, karabinierëve e gardianëve.

Përleshjet e ashpra fizike lanë të lenduar brenda burgut, çka detyroi futjen e disa ambulancave për të dhënë ndihmën e shpejtë.

Jashtë rrethimit të burgut janë grumbulluar dhjetëra familjarë dhe miq të të dënuarve.

Përveç përgjimit, protestuesit ngritën zërin edhe për kushtet e rënda higjienike dhe mbipopullimin extrem në qeli.

Në video, biseda në shqip e italisht vijon kështu:

-Obobo!

-Shkoni, copë m*ti!

-Mos, erdhën ore!

-Shkoni!

-Ju q**sha motrën! Shkoni, more plehra!

-Tani i rrethuan.

-I rrethuan ë?

-Po, po!

-Çoni frigoriferët! Bllokoni vendin!

-O vëlla thoni emrin e burgut!

-Mos, i vajtën!

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit