

TIRANË — Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka publikuar një raport shkatërrues për gjendjen e rrjetit rrugor dhe hekurudhor në vendin tonë.
Sipas raportit të Konvergjencës Ekonomike për vitin 2026, Shqipëria renditet e fundit në Ballkanin Perëndimor për dendësinë e infrastrukturës.
Vendi ynë numëron vetëm 13 kilometra rrugë për 100 km² territor, duke mbetur shumë prapa Malit të Zi që udhëheq me 74 kilometra.
Shqipëria është e vetmja ekonomi në rajon ku dendësia e rrjetit rrugor ka shënuar rënie gjatë dekadës së fundit.
Kriza shfaqet edhe më e thellë në transportin hekurudhor, i cili ka pësuar një tkurrje drastike prej më shumë se 28%.
Me vetëm 0.9 kilometra linjë hekurudhore për 100 km², Shqipëria zë vendin e fundit, ndërsa Serbia kryeson rajonin me 4 kilometra.
Ekspertët e OECD-së theksojnë se transporti hekurudhor i mallrave në Shqipëri është pothuajse ekzistues dhe krejtësisht margjinal.
Kjo gjendje e lë të gjithë logjistikën e mallrave plotësisht të varur nga rrugët automobilistike.
Në klasterin "Infrastruktura dhe Ndërlidhja", Shqipëria merr vetëm 33 pikë nga 100 që është mesatarja e Bashkimit Europian.
Dendësia e rrugëve shqiptare arrin në vetëm 7.6% të standardit europian, çka përbën një nga pengesat kryesore për integrimin në BE.
Pavarësisht përparimit në mbulimin me rrjetin 4G, OECD nërmbledh se transporti fizik në Shqipëri mbetet tëpër i pazhvilluar.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






