Transmetuar më 01-10-2026, 07:31

TIRANË – Ekonomia shqiptare vijon të dominohet nga vende pune që kërkojnë kualifikim të ulët deri në të mesëm, duke reflektuar mbështetjen e lartë te krahu i lirë i punës dhe mungesën e sektorëve me vlerë të shtuar.

Sipas një raporti të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), 74% e të punësuarve në vend janë të angazhuar në profesione me aftësi të ndërmjetme — si teknikë, operatorë, zanatçinj dhe punonjës shërbimi. Vetëm 26% e tregut mbulon nivele të tjera kualifikimi, gjë që lidhet me zhvillimin e kufizuar të teknologjisë, kërkimit shkencor dhe shërbimeve të specializuara.

Të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA) konfirmojnë këtë prirje: nga 68,860 pozicione të lira të shpallura gjatë vitit 2025 (një rritje prej 12% krahasuar me vitin 2024), kërkesa më e madhe ishte për profesione elementare (29.9%) dhe zanatçinj (23.7%). Ndërkohë, kërkesa për specialistë me arsim të lartë mbeti në nivele modeste prej vetëm 6.4%, duke nëvizuar nevojën urgjente për reformimin e arsimit profesional dhe inovacionit në sipërmarrjet vendase.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit