

TIRANË – Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte të stabilizuara atmosferike gjatë ditës së enjte, duke sjellë kryesisht mot të kthjellët në të gjithë territorin.
Sipas parashikimeve sinoptike, përgjatë relieveve kodrinore dhe malore priten vetëm vranësira të pakta kalimtare, të cilat do të jenë më të dukshme gjatë orëve të mesditës.
Sfidë kryesore e ditës mbetet parametri i erës, e cila do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Ndërkohë, përgjatë vijës bregdetare në veriperëndim, si dhe në zonat e luginave dhe maleve, era do të fitojë intenzitet duke arritur shpejtësi deri në 16 m/s. Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 2 deri në 3 ballë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






