Transmetuar më 30-09-2026, 22:02

DUBAI – Një fluturim i kompanisë ajrore FlyDubai është kthyer në një skenë tmerri pas një përplasjeje të përgjakshme me armë të ftohta brenda kabinës së pilotimit, duke detyruar mjetin ajror të devijojë menjëhirë itinerarin dhe të bëjë një ulje të detyruar në Arabinë Saudite.

Sipas të dhënave paraprake nga mediat ndërkombëtare dhe ato izraelite, përleshja ka shpërthyer mes dy pilotëve — njërit me kombësi nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tjetrit nga Omani. Bashkëpiloti omanez dyshohet se ka tentuar të marrë kontrollin e mjetit ajror për ta rrëzuar atë qëllimisht, çka solli reagimin e menjëhershëm e fizik në bord. Me të prekur pistën saudite, i dyshuari është arrestuar dhe ndodhet nën marrje në pyetje nga shërbimet e sigurisë.

Ngjarja ka alarmuar strukturat e inteligjencës ndërkombëtare, ku në hetim është përfshirë edhe Izraeli për shkak të pistës kryesore që e lidh incidentin me një akt të mundshëm terrorist. Si pasojë e krizës së sigurisë, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu anuloi vizitën e tij të parashikuar në jug të vendit për të marrë pjesë në një mbledhje urgjente të kabinetit të sigurisë. Hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht prapaskenat e këtij tentativi për katastrofë ajrore.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit