Transmetuar më 30-09-2026, 21:20

TIRANË – Policia e Tiranës ka nisur kryesisht një hetim me përmasa të mëdha pas shpërndarjes virale në portale dhe rrjete sociale të disa materialeve me përmbajtje eksplizite seksuale, ku në shënjestër të shantazhit bien figura të njohura të artit dhe muzikës në Shqipëri.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka referuar zyrtarisht materialet në Prokurorinë e Tiranës për katër vepra të rënda penale: “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.

Ekspertët kibernetikë kanë nisur gjurmimin e adresave IP dhe profilizimin e të gjitha faqeve apo llogarive online që kanë publikuar ose ri-shpërndarë këto përmbajtje. Paralelisht me identifikimin e autorëve, autoritetet kanë nisur procedurat urgjente me platformat ndërkombëtare për fshirjen e menjëhershme të materialeve nga rrjeti.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nisur hetimet kryesisht, pas konstatimit të publikimit dhe shpërndarjes në disa portale dhe platforma online të materialeve filmike me përmbajtje intime.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike po kryen veprime hetimore me qëllim identifikimin e adresave IP, dhe të dhënave të tjera të faqeve dhe profileve që kanë publikuar apo shpërndarë këto materiale, si dhe po ndërmerr procedurat për heqjen e tyre nga platformat ku janë publikuar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit