

TIRANË – Kryeministri Edi Rama priti sot në një ceremoni zyrtare Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila nisi nga kryeqyteti shqiptar turin e saj zyrtar në Ballkanin Perëndimor. Pas takimit dypalësh, dy krerët zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp ku u trajtuan ecuria e negociatave të anëtarësimit, zbatimi i Planit të Rritjes, si dhe çështjet aktuale të hetimit të zyrtarëve të lartë në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama konfirmoi se Shqipëria përgatitet të nisë mbylljen e kapitujve të parë negociues para fundit të këtij viti, për të vijuar më pas me ritme intensive gjatë vitit 2027. Ai ndaloi edhe te projekti i investimit në Zvërnec, duke bërë me dije se qeveria po pret studimin e thelluar mjedisor dhe se brenda pak ditësh do të publikojë transparencën e plotë të dokumenteve përmes platformave teknologjike. Nga ana e saj, Presidentja Von der Leyen vlerësoi përparimin e Shqipërisë, duke e cilësuar atë ndër vendet kryesuese të procesit dhe duke konfirmuar se vendi ka përmbushur mbi 80% të hapave të reformave në kuadër të Planit të Rritjes, nga ku ka përfituar deri tani mbi 213 milionë euro.
Një hapësirë e veçantë gjatë pyetjeve të gazetarëve iu kushtua masës së sigurisë të caktuar nga SPAK ndaj ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni. I pyetur mbi këtë çështje dhe nëse ajo ka cenuar besueshmërinë me aleatët, Rama deklaroi se nuk ka marrë asnjë shqetësim nga partnerët ndërkombëtarë dhe se veprimet e drejtësisë dëshmojnë aftësinë "vetëkorrigjuese e vetëpastruese" të sistemit të ri. Po ashtu, Von der Leyen theksoi se hetimi i zyrtarëve të lartë është një provë e drejtpërdrejtë e fuqizimit dhe funksionimit të pavarur të sistemit gjyqësor.
Më poshtë vijon transkripti i plotë i konferencës së përbashkët për shtyp:
Kryeministri Edi Rama: Përshëndetje të gjithëve! Sapo kemi përfunduar një bashkëbisedim në pjesën e parë të vizitës së Presidentes von der Leyen në Tiranë.
Është gjithmonë një kënaqësi dhe një privilegj i veçantë që ta presim presidenten këtu në Shqipëri. Tanimë edhe në këtë tur tradicional të rajonit, nuk e di ekzaktësisht arsyen pse ky tur fillon gjithmonë nga Tirana, por dua të besoj që fillon nga A-ja dhe besoj po ashtu që përsëri, edhe këtë herë, në vizitën në Tiranë të Presidentes dhe të delegacionit të saj, ka shumë përmbajtje pozitive në raport me të gjithë objektivat e përbashkët që kemi.
Presidentja do flasë vetë për këtë pjesë ndërkohë që unë dua të konfirmoj edhe një herë edhe publikisht në këtë rast, vullnetin tonë të hekurt për të çuar përpara të gjithë punët e një procesi që tanimë ka hyrë në fazën e mbylljes së kapitujve, përgatitemi për të filluar nga mbyllja e kapitujve së shpejti, konkretisht para fundit të këtij viti dhe pastaj për të vazhduar vitin e ardhshëm intensivisht, me një pjesë të konsiderueshme të kapitujve tanimë të hapur.
Nga ana tjetër dua të them se më vjen shumë mirë që edhe në një program të posaçëm të kësaj periudhe që është programi i planit të rritjes, ne kemi arritur të kapim disa objektiva jashtëzakonisht ambiciozë dhe siç thashë, me siguri presidentja do ta prekë këtë temë pasi Plani i Rritjes, është një nga risitë e mandatit të saj të dytë. Një risi që për rajonin ka ardhur si një mbështetje shumë e madhe, jo thjesht në aspektin financiar, por mbi të gjitha në aspektin e atij që quhet tanimë, si një integrim gradual pa pritur që gjithçka të vijë në fund të procesit.
Në fund fare dua të bëj me dije se e kam informuar presidenten e Komisionit qoftë për ecurinë e projektit të madh të investimit që ka shkaktuar aq shumë interes, po e quaj, për të mos i vënë asnjë fjalë tjetër, kur tanimë jemi në fazën që presim së shpejti studimin e thelluar mjedisor, por ndërkohë, duke e informuar lidhur me hapat që kemi hedhur në funksion të rritjes së konsiderueshme të transparencës me publikun shqiptar edhe të ndërveprimit të qeverisë me publikun, përmes mjeteve të reja të teknologjisë. Në ditët e ardhshme, nuk e di ekzaktësisht nëse nesër apo pasnesër, por do të ndezim Pasqyrën me, pikërisht, transparencën e plotë të të gjithë dokumentave dhe të të gjithë procesit për sa i takon gjithçkaje që është e shkruar e zeza mbi të bardhë, pikërisht projektin e shumë diskutuar.
Në mbyllje dua të shtoj po ashtu se kemi folur edhe për bilancin e përpjekjes madhore që Shqipëria po bën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që është një pikë e palëvizshme e agjendës sonë dhe e agjendës së BE në tërësi, po për vendet kandidate në veçanti dhe kemi bashkërisht, konstatuar me kënaqësi faktin që tanimë është shumë e qartë për Shqipërinë se nëse deri dje korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi po e lufton korrupsionin. Shumë faleminderit!
Ursula, është një kënaqësi e veçantë që përsëri je në Tiranë dhe duke qenë se jemi në ‘’merit based life’’ tani ke të gjitha meritat për të marrë fjalën dhe për t’iu drejtuar publikut.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen: Faleminderit shumë Edi! Vërtetë është kënaqësi e madhe të rikthehem në Tiranë dhe përvoja ime është e tillë që shqiptarët e mbajnë Europën në zemër. Është vërtetë kënaqësi, është e mrekullueshme të kthehem në Tiranë. Ti dhe Shqipëria keni punuar fort për ta kthyer ëndrrën europiane të Shqipërisë në realitet, për ta bërë atë realitet. Prandaj mesazhi im i parë është i thjeshtë: Objektivi është në horizont. Pra Shqipëria është ndër vendet kryesuese në procesin tonë të anëtarësimit. Mund ta jap këtë gjykim, pasi unë vij çdo vit për të parë ecurinë dhe meqënese kam qenë dhe vjet këtu në Tiranë, që atëherë Shqipëria sërish ka bërë një ecuri të mrekullueshme, fantastike.
Keni hapur tashmë edhe grupkapitujt e fundit të negociatave dhe në korrik ju keni mbyllur tre kapitujt e parë përfshirë kapitullin për marrëdhëniet me jashtë. Ky është një përparim shumë i rëndësishëm, pasi kjo do të thotë se Shqipëria është plotësisht përafruar me politikën tonë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, pra 100%. Që do të thotë që ne e shohim botën me të njëjtin sy dhe kjo është shumë e rëndësishme për procesin e anëtarësimit. Ne qëndrojmë krahë për krah, kur vlerat dhe interesat tona vihen në pikëpyetje.
Prandaj, dëshiroj që t’ju përçoj, jo vetëm qytetarëve shqiptarë, por edhe qytetarëve të BE faktin që anëtarësimi i Shqipërisë nuk do ta bëjë vetëm Shqipërinë më të fortë, por do ta bëjë Bashkimin Europian më të fortë. Megjithatë, tani është koha për të ruajtur këtë fokus që kemi pasi ka ende punë përpara. Dhe kjo më sjell tek mesazhi im i dytë. Nevojiten reforma të mëtejshme në të gjithë kapitujt e hapur, ju i dini cilat janë. Reforma në drejtësi, kuadri zgjedhor, mbrojtja e mjedisit që është natyra mahnitëse, marramendëse e Shqipërisë.
Miratimi i reformave është i rëndësishëm, por, po aq e rëndësishme është që ato reforma të zbatohen tërësisht për të siguruar që ato të sjellin ndryshime të vërteta për qytetarët e Shqipërisë. Dhe kjo kërkon angazhim të vërtetë përtej ndasive politike, si dhe një dialog të fortë e të vazhdueshëm me shoqërinë për t’ju përgjigjur të gjitha shqetësimeve të shoqërisë.
Dhe në fakt, ashtu siç e parashikuat, mesazhi im i tretë ka të bëjë vërtetë me rezultatet e Planit tonë të Rritjes. Thjesht dëshiroj t’ju kthej në kujtesë faktin se cilat janë këto parime, pra të Planit të Rritjes, që ne sjellim investime të BE në Shqipëri. Ndërsa ju përgatiteni për t’u bërë pjesë e BE, ne hapim disa pjesë të tregut tonë të përbashkët dhe në të njëjtën kohë ju miratoni dhe ndërmerrni reformat që nevojiten, që kompanitë tuaja të jenë konkurruese për të pasur sukses në tregjet tona përkatëse. Pra, që fusha të jetë e niveluar tërësisht dhe njësoj për të gjithë. Kjo natyrisht është e rëndësishme sepse ekonomia juaj më pas mund të përafrohet gradualisht me tregun e përbashkët të BE, siç e thatë.
Pra, Shqipëria po ecën vërtetë shumë mirë përsa i përket Planit të Rritjes, ju po ecni shumë mirë, shumë shpejt. Keni përmbushur mbi 80% të reformave dhe është fantastike kjo. Tashmë keni marrë më shumë se 213 milionë euro fonde nga BE dhe në javët në vijim priten dhe pagesa të tjera.
Ne kemi arritur rezultate të mira, jo vetëm përsa u përket reformave, por edhe për tre elementet të cilat unë dëshiroj që t’i përmend. Ju jeni pjesë e SEPA-s, e mbaj mend vjet që është zona e vetme e pagesave në euro. SEPA ka potencialin që t’u kursejë kompanive të Ballkanit Perëndimor rreth 500 milionë euro në vit sepse ulen shumë tarifat e transaksioneve, pra komisioneve dhe tashmë në Shqipëri, këto komisione kanë rënë më shumë se 90%. Pra është një avantazh vërtete i prekshëm për bizneset shqiptare.
Çështja e dytë për të cilën ne po punojmë është ulja e tarifave të roaming. Sepse unë besoj që kjo është një mundësi shumë e mirë që njerëzit të afrohen me njeri-tjetrin dhe këto negociata duhet t’i përshpejtojmë. Unë ju premtoj se ne rast se ju negocioni me ne dhe me kompanitë ne mënyrë të suksesshme, unë do të kthehem pikërisht atë ditë, kur ne do të fillojmë roaming falas këtu në Shqipëri.
Sa i përket dhe bizneseve dhe këtë bashkëpunim ndërmjet bizneseve të BE dhe atyre shqiptare dhe kjo po ecën shumë mirë. Mbaj mend që vjet për shembull ne kemi patur Konferencën e parë të Investimeve ndërmjet Ballkanit Perendimor dhe BE. U mobilizuan 4 miliardë euro në marrëveshje të reja për rajonin, kjo është gjë vërtet shumë e mirë dhe ju uroj të njëjtin sukses dhe për edicionin e dytë të kësaj konference që me ç’më kanë thënë do të organizohet në nëntor.
Mesazhi im i fundit është ky: Ju po përgatiteni në Shqipëri, por edhe ne po përgatitemi pasi zgjerimi eshte një proces me dy kahe. Pra, edhe BE duhet të jetë gati që të mirëpres anëtarët e rinj dhe për këtë arsye javën e ardhshme ne do të paraqesim rishikimet e politikave tona të zgjerimit. Që do të thotë ne do shqyrtojmë institucionet tona, politikat tona, do shikojmë dhe buxhetin tonë për t’u siguruar që Bashkimi ynë Europian është gati për t’u zgjeruar, për të mirëpritur anëtarët e tjerë, anëtarët e rinj. Gjithashtu, ne do të përcaktojmë dhe ato që quhen udhërrëfyese që sigurojnë pikërisht që vlerat demokratike që qëndrojnë në thelb të BE dhe sundimi i ligjit të vazhdojnë sepse angazhimet e ndërmarra për anëtarësimin do duhet të vazhdojnë të respektohen edhe pasi një vend të jetë bërë shtet anëtar.
Ju përdorët atë shprehje që “procesi anëtarësimit do të vazhdojë të bazohet te merita” por natyrisht i bazuar në merita nuk do të thotë domosdoshmërisht një proces i ngadaltë e në veçanti në realitetin e sotëm gjeopolitik prandaj ne do përcaktojmë këto udhërrëfyes për vendet kandidate që kanë bërë përparim më të madh. Shqipëria sigurisht është ndër këto vende, këta udhërrëfyes do ta shndërrojnë rrugën drejt anëtarësimit në hapa konkret. Ne do sqarojmë çfarë mbetet për t’u bërë deri ne ç‘date, në ç’kohë dhe çdo të vijë më pas.
I dashur Edi, nesër në mëngjes do të kemi kënaqësinë që të vizitojmë shkollën “Emin Duraku”. Në vitin 2019, kur Shqipëria u godit nga tërmeti shkatërrues dhe e mbaj mend sa e tmerrshme ishte unë të thashë: Europa do të qëndrojë krah jush dhe ne qëndruam krah jush. Programi BE-ja për shkollat është një program që vërtet më pëlqen shumë. Është një nga programet më të prekshme, një nga shembujt më konkret të këtij solidariteti dhe të këtij bashkëpunimi. Me anën e këtij programi u rindërtuan ose u rikonstruktuan 63 shkolla me mbështetjen e BE, shkolla si shkolla “Emin Duraku”, shkolla që tashmë mirëpresin dhe edukojnë një brez të ri evropianësh dhe me shumë kënaqësi pres vizitën nesër. Faleminderit shumë për vëmendjen tuaj!
Pyetje nga gazetarët: Ju folët për paketën e zgjerimit që do të diskutohet javën e ardhshme, por kjo paketë parashikon kufizime të disa të drejtave për anëtarët që do t’i bashkohen rishtaz unionit. Është ky një mekanizëm për t’i mundësuar përshpejtimin e hyrjes në Bashkimin Europian vendeve kandidate? Apo është një mekanizëm që në një farë mënyre i diskriminon duke mos i dhënë të drejta të plota me anëtarët që tashmë janë në tryezën e Bashkimit Europian?Zoti Kryeministër, ju jeni një ndër kryeministrat e vendeve aspirantë që e keni kërkuar herë pas here me ngulm anëtarësimin, pa i pasur të gjitha të drejtat që i kanë vendet anëtare, keni një koment tani dhe a folët me presidenten e Komisionit për situatën aktuale të krijuar pas arrestimit të shefes së Shërbimit Informativ? Ju thatë në Rinas që partnerët kanë ngelur pa fjalë nga mënyra si u menaxhua nga SPAK hedhja pa duar e gjithë informacioneve që mund të cënonin dhe sigurinë kombëtare, por a e cënoi sigurinë kombëtare faktit që shefja e Shërbimit Informativ dha informacione sensitive tek një njeri që ishte në kërkim nga drejtësia? Faleminderit!
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen: Nëse mund të filloj unë, ju lutem. Ne po vazhdojmë të punojmë për atë paketë, kështu që nuk mund të hyjë në hollësi. Megjithatë, ajo që mund të them është që ne do të shikojmë se si traktatet e ardhshme të anëtarësimit do të përpilohen dhe informacion shumë i rëndësishëm për ju është që traktatet e mëparshme për ish vende kandidate që tashmë janë shtete anëtare kanë patur disa masa sigurie pra, që të ekzistojnë këto lloj masash. Kjo është gjë e mirë që ne i dimë dhe do të shikojmë pra se si këto traktate anëtarësimi në të ardhmen do të kenë disa masa të tilla, sepse siç e thashë, pra ato angazhime që ndërmerren gjatë procesit të anëtarësimit duhet të vijojnë edhe pasi një shtet të jetë bërë shtet anëtar. Pra do të vazhdojmë të punojmë për këtë projekt, por do të vazhdojmë edhe të flasim për të në të ardhmen.
Kryeministri Edi Rama: Përsa i përket pjesës së parë të pyetjes, unë kam të gjithë arsyet dhe argumentet që të mbroj bindjen se e drejta e vetos nuk është një e drejtë që i bën mirë BE, nuk është një e drejtë që i bën mirë vendeve anëtare dhe mbi të gjitha, meqë ju e quani të drejtë, që ne me demek po e dorëzojmë, unë po iu them që, ose më saktë po ju kujtoj që Shqipëria ka qenë në mënyrë të përsëritur viktimë e ushtrimit të asaj të drejte, viktimë e një vetoje ose e një mekanizmi i cili në kohët e sotme, është një mekanizëm i tejkaluar sipas meje dhe nga ana tjetër unë nuk besoj se duke mbrojtur këtë ide, ne si Shqipëri humbim ndonjë gjë sepse nuk ma ha mendja që ne si Shqipëri të na duhet ndonjëherë vetoja për të bërë të fortin në tryezën e një familjeje ku duhet të ndihemi të privilegjuar ku të jemi pjesë si të barabartë mes të barabartësh, por jo që të arrijmë në pikën ku të bëjmë edhe goditjen me grusht të tavolinës. Kështu që kjo është një temë goxha më e gjerë, por për t’ i dhënë një përgjigje pyetjes që natyrisht ju përdorët thjesht për të hyrë në vazhdimin e pyetjes, se kështu jeni dhe në temë, si gazetare me eksperiencë që jeni.
Për sa i përket tjetrës, unë dua që ju t’i bëni një pyetje vetes; pse BE, pse Komisioni Europian, ngjarje që këtu trajtohen si arsye për të goditur dhe për të përhapur valë dëshpërimi, i shikon si arsye për ta konsideruar Shqipërinë një partner shumë serioz dhe një vend që aspiratat e veta i ka të lidhura me faktet e një përpjekjeje të përditshme në të gjitha aspektet dhe ndër këto aspekte, me provat e një lufte pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Duhet t’ia bëni këtë pyetjes vetes se ajo që këtu nga shumëkush mund të shikohet si regres, nga BE, nga Komisioni Europian shikohet si progres dhe për sa më takon, nuk është thjesht progres, është transformim. Ne jetojmë sot në një epokë vetë transformimi si kurrë ndonjëherë më parë nëse nuk e quajmë vetë transformim epokën kur Shqipëria u kthye në një vend të izoluar totalisht me pretendimin se ishte fari i komunizmit botëror. Kështu që për sa më takon, ne jemi më shumë se asnjëherë më parë në rrugën e duhur dhe siç e thashë dhe po ua përsëris dhe do t’ua përsëris sa herë të më jepet mundësia, deri dje korrupsioni ishte sistemi. Sot, për herë të parë, ky vend ka një sistem që ka fituar dhe fiton dita-ditës aftësi vetëkorrigjuese, vetë pastruese, pra ato antikorpe që i ka çdo sistem demokratik, falë ndarjes së pushteteve, ku çdo pushtet bën punën e vet.
Dhe përsa i takon informacioneve sensitive, kjo është një çështje që unë për veten time, mendoj se i duhet lënë gjykatës. Nuk i duhet lënë leximit sporadik të materialeve hetimore që nxirren për të bërë çorap opinionin publik, por i duhen lënë gjykatës. Procesi do të tregojë nëse ka apo nuk ka gjëra të cilat kanë cënuar çfarëdo qoftë në lidhje me sigurinë kombëtare apo me besueshmërinë që ka të bëjë me partnerët, por lajmi që kam për ju, është që një shqetësim i tillë që na vjen nga shpërndarësit dhe nga agjitatorët e materialeve të nxjerra rrugëve, nuk na ka ardhur deri tani nga asnjë partner. Asnjë partner! Dhe patjetër që kur fola për partner që kanë mbetur pa fjalë, fola për partnerët në sistemin e sigurisë. Nuk fola për aleatët politikë dhe gjeopolitikë të Shqipërisë. Fola për partnerët që kanë punuar dhe punojnë me shërbimin, pa fjalë, sepse ajo që i është bërë Shërbimit me atë metodë që u trajtua çështja, është e pa parë në historinë e botës, por është përsëri pjesë e një procesi. Kështu që unë nuk pres asgjë më shumë dhe asgjë më pak sesa prokurorët të bëjnë të patrazuar deri në fund punën e tyre, gjykata të bëjë e pandikuar punën e vet dhe në fund do dalë edhe rezultati.
Pyetje nga gazetarët: Dy pyetje shkurtimisht, së pari për zonjën Presidente. Lufta kundër korrupsionit është një nga shtyllat kryesore drejt integrimit në Bashkimin Europian. Aktualisht në Shqipëri, ne kemi zyrtarë të lartë të shtetit që ndodhen nën hetim për korrupsion dhe për vepra të tjera. Si e lexon BE këtë? Pra, si një forcim të sistemit të drejtësisë apo si një problem që korrupsioni mund të kthehet në rrugën e Shqipërisë drejt BE?Dhe për të vijuar me zotin Kryeministër, për t’u rikthyer tek fjala juaj në Rinas; ju ritheksuat pozicionin tuaj që përgjegjësia mbetet individuale. A ndjeni ju përgjegjësi politike për emërimet e bëra dhe a po krijohet sot një standard për pasardhësit tuaj, për kryeministrat e ardhshëm që të marrin vendime politike, të bëjnë delegime të pushtetit, por të mos përballen me pasoja politike dhe publike. Faleminderit.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen: Faleminderit për pyetjen tuaj. Po, shumë e qartë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është kyçe, është në thelb, në zemër të të gjithë punës edhe për ne kur shohim çështje të cilat po hetohen, ato janë provë që sistemi po funksionon. Pra, në përgjigje të pyetjes suaj, unë mendoj që ky është fuqizimi i sistemit gjyqësor ajo që po shohim.
Kryeministri Edi Rama: Nuk e kuptova mirë se ku donte të dilte pyetja, por po përpiqem të përgjigjem për aq sa kuptova. Kjo e përgjegjësisë politike është një histori, një avaz më saktë, i përsëritur në pafundësi në mjedisin e diskutimit publik këtu. Dhe unë nuk pretendoj që t’iu bëj të ndryshoni kuptim për përgjegjësinë politike, por vetëm mund t’iu përsëris; përgjegjësia ime politike është një dhe vetëm një, që reforma në drejtësi të mos ndalet, që lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të gjithë atyre ngacmimeve që i bëhen organizmit të shtetit nga veprime që bien ndesh me ligjin, të zhvillohet gjithmonë e më shumë si një mision i sistemit sepse kemi qenë në këtë vend, edhe pse ju jeni më të rinj, por keni qenë në moshën e mjaftueshme për të gjykuar individualisht kur gjërat që shohim sot dhe gjërat që ndodhin sot, as nuk mund të imagjinoheshin dhe ky vendi për të cilin po flas, nuk ka qenë në shekullin e kaluar, por ka qenë vetëm deri përpara sa ne të ndërmerrnim gjithë këtë përpjekje transformuese dhe të bënin reformën në drejtësi.
Kështu që nëse pyetja juaj nënkupton që për përgjegjësitë individuale të njërit apo të tjetrit, duhet të përgjigjemi si në komunizëm, unë iu them që atë sistem e kemi ndryshuar. Nëse ju mendoni që kur një emërim bëhet atëherë që në atë moment lind përgjegjësia e atij që emëron, si rezultat i faktit se i emëruari gjatë rrugës mund të bëjë gabim në raport me vijën e sjelljes, atëherë përsëri kjo është një mënyrë e të pari si në kohën e komunizmit. Ndërkohë që sot jetojmë në demokraci dhe ajo që kemi detyrë të bëjmë, është të ndajmë me publikun qëllimet, të tregojmë se çfarë duam të bëjmë me mbështetjen e publikut dhe me fondet që mblidhen nga taksat, të japim llogari për mënyrën se si e bëjmë dhe pastaj cilido që tradhton qëllimin e shpallur dhe të përbashkët, duhet të përballet me pasojat në anën tjetër të sistemit, që është pushteti i pavarur gjyqësor.
Kështu funksionon demokracia, që të mos ju lodh me shumë të tjera, Franca është një vend demokratik, është një vend padiskutueshmërisht i fortë nga pikëpamja institucionale; në Francë ministri i Drejtësisë u akuzua për pedofili, nuk u largua nga detyra; presidenti nuk mori asnjë përgjegjësi tjetër përveçse përgjegjësisë që t’i kërkonte drejtësisë që të bënte punën e vet. Në fund fare, procesi ministrin e nxori të pafajshëm dhe ai vazhdon të jetë në detyrë. E çfarë diskutojmë ne këtu? Këto janë mënyra dhe janë qasje të cilat secili i bën sipas vendit, ama në rastin tonë një gjë është e sigurtë, askush nuk merret në mbrojtje kur vjen puna për tu përballur me pasojat e një veprimi që hyn në sferën e pushtetit gjyqësor, në sferën e hetimit apo të gjykimit të pavarur. Këtu fillon dhe këtu mbaron ajo që është përgjegjësia ime politike, të tjerat pastaj janë të gjitha diskutime që kanë meritën e tyre, por që nuk kanë asnjë interes për mua.
Kryeministri Rama mikpriti sot në një ceremoni zyrtare Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila nisi nga Tirana turin në vendet e rajonit. Pas takimit mes tyre, Kryeministri Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp.
* * * Kryeministri Edi Rama: Përshëndetje të gjithëve! Sapo kemi përfunduar një bashkëbisedim në pjesën e parë të vizitës së Presidentes von der Leyen në Tiranë. Është gjithmonë një kënaqësi dhe një privilegj i vecantë që ta presim presidenten këtu në Shqipëri. Tanimë edhe në këtë tur tradicional të rajonit, nuk e di ekzaktësisht arsyen pse ky tur fillon gjithmonë nga Tirana, por dua të besoj që fillon nga A-ja dhe besoj po ashtu që përsëri, edhe këtë herë, në vizitën në Tiranë të Presidentes dhe të delegacionit të saj, ka shumë përmbajtje pozitive në raport me të gjithë objektivat e përbashkët që kemi.
Presidentja do flasë vetë për këtë pjesë ndërkohë që unë dua të konfirmoj edhe një herë edhe publikisht në këtë rast, vullnetin tonë të hekurt për të çuar përpara të gjithë punët e një procesi që tanimë ka hyrë në fazën e mbylljes së kapitujve, përgatitemi për të filluar nga mbyllja e kapitujve së shpejti, konkretisht para fundit të këtij viti dhe pastaj për të vazhduar vitin e ardhshëm intensivisht, me një pjesë të konsiderueshme të kapitujve tanimë të hapur.
Nga ana tjetër dua të them se më vjen shumë mirë që edhe në një program të posaçëm të kësaj periudhe që është programi i planit të rritjes, ne kemi arritur të kapim disa objektiva jashtëzakonisht ambiciozë dhe siç thashë, me siguri presidentja do ta prekë këtë temë pasi Plani i Rritjes, është një nga risitë e mandatit të saj të dytë. Një risi që për rajonin ka ardhur si një mbështetje shumë e madhe, jo thjesht në aspektin financiar, por mbi të gjitha në aspektin e atij që quhet tanimë, si një integrim gradual pa pritur që gjithçka të vijë në fund të procesit.
Në fund fare dua të bëj me dije se e kam informuar presidenten e Komisionit qoftë për ecurinë e projektit të madh të investimit që ka shkaktuar aq shumë interes, po e quaj, për të mos i vënë asnjë fjalë tjetër, kur tanimë jemi në fazën që presim së shpejti studimin e thelluar mjedisor, por ndërkohë, duke e informuar lidhur me hapat që kemi hedhur në funksion të rritjes së konsiderueshme të transparencës me publikun shqiptar edhe të ndërveprimit të qeverisë me publikun, përmes mjeteve të reja të teknologjisë. Në ditët e ardhshme, nuk e di ekzaktësisht nëse nesër apo pasnesër, por do të ndezim Pasqyrën me, pikërisht, transparencën e plotë të të gjithë dokumentave dhe të të gjithë procesit për sa i takon gjithçkaje që është e shkruar e zeza mbi të bardhë, pikërisht projektin e shumë diskutuar. Në mbyllje dua të shtoj po ashtu se kemi folur edhe për bilancin e përpjekjes madhore që Shqipëria po bën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që është një pikë e palëvizshme e agjendës sonë dhe e agjendës së BE në tërësi, po për vendet kandidate në veçanti dhe kemi bashkërisht, konstatuar me kënaqësi faktin që tanimë është shumë e qartë për Shqipërinë se nëse deri dje korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi po e lufton korrupsionin. Shumë faleminderit!
Ursula, është një kënaqësi e veçantë që përsëri je në Tiranë dhe duke qenë se jemi në ‘’merit based life’’ tani ke të gjitha meritat për të marrë fjalën dhe për t’iu drejtuar publikut.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen:
Faleminderit shumë Edi! Vërtetë është kënaqësi e madhe të rikthehem në Tiranë dhe përvoja ime është e tillë që shqiptarët e mbajnë Europën në zemër. Është vërtetë kënaqësi, është e mrekullueshme të kthehem në Tiranë. Ti dhe Shqipëria keni punuar fort për ta kthyer ëndrrën europiane të Shqipërisë në realitet, për ta bërë atë realitet. Prandaj mesazhi im i parë është i thjeshtë: Objektivi është në horizont. Pra Shqipëria është ndër vendet kryesuese në procesin tonë të anëtarësimit. Mund ta jap këtë gjykim, pasi unë vij çdo vit për të parë ecurinë dhe meqënese kam qenë dhe vjet këtu në Tiranë, që atëherë Shqipëria sërish ka bërë një ecuri të mrekullueshme, fantastike. Keni hapur tashmë edhe grupkapitujt e fundit të negociatave dhe në korrik ju keni mbyllur tre kapitujt e parë përfshirë kapitullin për marrëdhëniet me jashtë.
Ky është një përparim shumë i rëndësishëm, pasi kjo do të thotë se Shqipëria është plotësisht përafruar me politikën tonë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, pra 100%. Që do të thotë që ne e shohim botën me të njëjtin sy dhe kjo është shumë e rëndësishme për procesin e anëtarësimit. Ne qëndrojmë krahë për krah, kur vlerat dhe interesat tona vihen në pikëpyetje.
Prandaj, dëshiroj që t’ju përçoj, jo vetëm qytetarëve shqiptarë, por edhe qytetarëve të BE faktin që anëtarësimi i Shqipërisë nuk do ta bëjë vetëm Shqipërinë më të fortë, por do ta bëjë Bashkimin Europian më të fortë. Megjithatë, tani është koha për të ruajtur këtë fokus që kemi pasi ka ende punë përpara. Dhe kjo më sjell tek mesazhi im i dytë. Nevojiten reforma të mëtejshme në të gjithë kapitujt e hapur, ju i dini cilat janë. Reforma në drejtësi, kuadri zgjedhor, mbrojtja e mjedisit që është natyra mahnitëse, marramendëse e Shqipërisë.
Miratimi i reformave është i rëndësishëm, por, po aq e rëndësishme është që ato reforma të zbatohen tërësisht për të siguruar që ato të sjellin ndryshime të vërteta për qytetarët e Shqipërisë. Dhe kjo kërkon angazhim të vërtetë përtej ndasive politike, si dhe një dialog të fortë e të vazhdueshëm me shoqërinë për t’ju përgjigjur të gjitha shqetësimeve të shoqërisë.
Dhe në fakt, ashtu siç e parashikuat, mesazhi im i tretë ka të bëjë vërtetë me rezultatet e Planit tonë të Rritjes. Thjesht dëshiroj t’ju kthej në kujtesë faktin se cilat janë këto parime, pra të Planit të Rritjes, që ne sjellim investime të BE në Shqipëri. Ndërsa ju përgatiteni për t’u bërë pjesë e BE, ne hapim disa pjesë të tregut tonë të përbashkët dhe në të njëjtën kohë ju miratoni dhe ndërmerrni reformat që nevojiten, që kompanitë tuaja të jenë konkurruese për të pasur sukses në tregjet tona përkatëse. Pra, që fusha të jetë e niveluar tërësisht dhe njësoj për të gjithë. Kjo natyrisht është e rëndësishme sepse ekonomia juaj më pas mund të përafrohet gradualisht me tregun e përbashkët të BE, siç e thatë.
Pra, Shqipëria po ecën vërtetë shumë mirë përsa i përket Planit të Rritjes, ju po ecni shumë mirë, shumë shpejt. Keni përmbushur mbi 80% të reformave dhe është fantastike kjo. Tashmë keni marrë më shumë se 213 milionë euro fonde nga BE dhe në javët në vijim priten dhe pagesa të tjera.
Ne kemi arritur rezultate të mira, jo vetëm përsa u përket reformave, por edhe për tre elementet të cilat unë dëshiroj që t’i përmend. Ju jeni pjesë e SEPA-s, e mbaj mend vjet që është zona e vetme e pagesave në euro. SEPA ka potencialin që t’u kursejë kompanive të Ballkanit Perëndimor rreth 500 milionë euro në vit sepse ulen shumë tarifat e transaksioneve, pra komisioneve dhe tashmë në Shqipëri, këto komisione kanë rënë më shumë se 90%. Pra është një avantazh vërtete i prekshëm për bizneset shqiptare.
Çështja e dytë për të cilën ne po punojmë është ulja e tarifave të roaming.
Sepse unë besoj që kjo është një mundësi shumë e mirë që njerëzit të afrohen me njeri-tjetrin dhe këto negociata duhet t’i përshpejtojmë.
Unë ju premtoj se ne rast se ju negocioni me ne dhe me kompanitë ne mënyrë të suksesshme, unë do të kthehem pikërisht atë ditë, kur ne do të fillojmë roaming falas këtu në Shqipëri. Sa i përket dhe bizneseve dhe këtë bashkëpunim ndërmjet bizneseve të BE dhe atyre shqiptare dhe kjo po ecën shumë mirë.
Mbaj mend që vjet për shembull ne kemi patur Konferencën e parë të Investimeve ndërmjet Ballkanit Perendimor dhe BE. U mobilizuan 4 miliardë euro në marrëveshje të reja për rajonin, kjo është gjë vërtet shumë e mirë dhe ju uroj të njëjtin sukses dhe për edicionin e dytë të kësaj konference që me ç’më kanë thënë do të organizohet në nëntor. Mesazhi im i fundit është ky: Ju po përgatiteni në Shqipëri, por edhe ne po përgatitemi pasi zgjerimi eshte një proces me dy kahe. Pra, edhe BE duhet të jetë gati që të mirëpres anëtarët e rinj dhe për këtë arsye javën e ardhshme ne do të paraqesim rishikimet e politikave tona të zgjerimit.
Që do të thotë ne do shqyrtojmë institucionet tona, politikat tona, do shikojmë dhe buxhetin tonë për t’u siguruar që Bashkimi ynë Europian është gati për t’u zgjeruar, për të mirëpritur anëtarët e tjerë, anëtarët e rinj.
Gjithashtu, ne do të përcaktojmë dhe ato që quhen udhërrëfyese që sigurojnë pikërisht që vlerat demokratike që qëndrojnë në thelb të BE dhe sundimi i ligjit të vazhdojnë sepse angazhimet e ndërmarra për anëtarësimin do duhet të vazhdojnë të respektohen edhe pasi një vend të jetë bërë shtet anëtar.
Ju përdorët atë shprehje që “procesi anëtarësimit do të vazhdojë të bazohet te merita” por natyrisht i bazuar në merita nuk do të thotë domosdoshmërisht një proces i ngadaltë e në veçanti në realitetin e sotëm gjeopolitik prandaj ne do përcaktojmë këto udhërrëfyes për vendet kandidate që kanë bërë përparim më të madh. Shqipëria sigurisht është ndër këto vende, këta udhërrëfyes do ta shndërrojnë rrugën drejt anëtarësimit në hapa konkret. Ne do sqarojmë çfarë mbetet për t’u bërë deri ne ç‘date, në ç’kohë dhe çdo të vijë më pas.
I dashur Edi, nesër në mëngjes do të kemi kënaqësinë që të vizitojmë shkollën “Emin Duraku”. Në vitin 2019, kur Shqipëria u godit nga tërmeti shkatërrues dhe e mbaj mend sa e tmerrshme ishte unë të thashë: Europa do të qëndrojë krah jush dhe ne qëndruam krah jush. Programi BE-ja për shkollat është një program që vërtet më pëlqen shumë. Është një nga programet më të prekshme, një nga shembujt më konkret të këtij solidariteti dhe të këtij bashkëpunimi. Me anën e këtij programi u rindërtuan ose u rikonstruktuan 63 shkolla me mbështetjen e BE, shkolla si shkolla “Emin Duraku”, shkolla që tashmë mirëpresin dhe edukojnë një brez të ri evropianësh dhe me shumë kënaqësi pres vizitën nesër.
Faleminderit shumë për vëmendjen tuaj!
* * * -Ju folët për paketën e zgjerimit që do të diskutohet javën e ardhshme, por kjo paketë parashikon kufizime të disa të drejtave për anëtarët që do ti bashkohen rishtaz unionit. Është ky një mekanizëm për t’i mundësuar përshpejtimin e hyrjes në Bashkimin Europian vendeve kandidate? Apo është një mekanizëm që në një farë mënyre i diskriminon duke mos i dhënë të drejta të plota me anëtarët që tashmë janë në tryezën e Bashkimit Europian?
Zoti Kryeministër, ju jeni një ndër kryeministrat e vendeve aspirantë që e keni kërkuar herë pas here me ngulm anëtarësimin, pa i pasur të gjitha të drejtat që i kanë vendet anëtare, keni një koment tani dhe a folët me presidenten e Komisionit për situatën aktuale të krijuar pas arrestimit të shefes së Shërbimit Informativ? Ju thatë në Rinas që partnerët kanë ngelur pa fjalë nga mënyra si u menaxhua nga SPAK hedhja pa duar e gjithë informacioneve që mund të cënonin dhe sigurinë kombëtare, por a e cënoi sigurinë kombëtare faktit që shefja e Shërbimit Informativ dha informacione sensitive tek një njeri që ishte në kërkim nga drejtësia? Faleminderit!
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen: Nëse mund të filloj unë, ju lutem. Ne po vazhdojmë të punojmë për atë paketë, kështu që nuk mund të hyjë në hollësi. Megjithatë, ajo që mund të them është që ne do të shikojmë se si traktatet e ardhshme të anëtarësimit do të përpilohen dhe informacion shumë i rëndësishëm për ju është që traktatet e mëparshme për ish vende kandidate që tashmë janë shtete anëtare kanë patur disa masa sigurie pra, që të ekzistojnë këto lloj masash. Kjo është gjë e mirë që ne i dimë dhe do të shikojmë pra se si këto traktate anëtarësimi në të ardhmen do të kenë disa masa të tilla, sepse siç e thashë, pra ato angazhime që ndërmerren gjatë procesit të anëtarësimit duhet të vijojnë edhe pasi një shtet të jetë bërë shtet anëtar. Pra do të vazhdojmë të punojmë për këtë projekt, por do të vazhdojmë edhe të flasim për të në të ardhmen.
Kryeministri Edi Rama: Përsa i përket pjesës së parë të pyetjes, unë kam të gjithë arsyet dhe argumentet që të mbroj bindjen se e drejta e vetos nuk është një e drejtë që i bën mirë BE, nuk është një e drejtë që i bën mirë vendeve anëtare dhe mbi të gjitha, meqë ju e quani të drejtë, që ne me demek po e dorëzojmë, unë po iu them që, ose më saktë po ju kujtoj që Shqipëria ka qenë në mënyrë të përsëritur viktimë e ushtrimit të asaj të drejte, viktimë e një vetoje ose e një mekanizmi i cili në kohët e sotme, është një mekanizëm i tejkaluar sipas meje dhe nga ana tjetër unë nuk besoj se duke mbrojtur këtë ide, ne si Shqipëri humbim ndonjë gjë sepse nuk ma ha mendja që ne si Shqipëri të na duhet ndonjëherë vetoja për të bërë të fortin në tryezën e një familjeje ku duhet të ndihemi të privilegjuar ku të jemi pjesë si të barabartë mes të barabartësh, por jo që të arrijmë në pikën ku të bëjmë edhe goditjen me grusht të tavolinës. Kështu që kjo është një temë goxha më e gjerë, por për t’ i dhënë një përgjigje pyetjes që natyrisht ju përdorët thjesht për të hyrë në vazhdimin e pyetjes, se kështu jeni dhe në temë, si gazetare me eksperiencë që jeni.
Për sa i përket tjetrës, unë dua që ju t’i bëni një pyetje vetes; pse BE, pse Komisioni Europian, ngjarje që këtu trajtohen si arsye për të goditur dhe për të përhapur valë dëshpërimi, i shikon si arsye për ta konsideruar Shqipërinë një partner shumë serioz dhe një vend që aspiratat e veta i ka të lidhura me faktet e një përpjekjeje të përditshme në të gjitha aspektet dhe ndër këto aspekte, me provat e një lufte pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Duhet t’ia bëni këtë pyetjes vetes se ajo që këtu nga shumëkush mund të shikohet si regres, nga BE, nga Komisioni Europian shikohet si progres dhe për sa më takon, nuk është thjesht progres, është transformim. Ne jetojmë sot në një epokë vetë transformimi si kurrë ndonjëherë më parë nëse nuk e quajmë vetë transformim epokën kur Shqipëria u kthye në një vend të izoluar totalisht me pretendimin se ishte fari i komunizmit botëror. Kështu që për sa më takon, ne jemi më shumë se asnjëherë më parë në rrugën e duhur dhe siç e thashë dhe po ua përsëris dhe do t’ua përsëris sa herë të më jepet mundësia, deri dje korrupsioni ishte sistemi. Sot, për herë të parë, ky vend ka një sistem që ka fituar dhe fiton dita-ditës aftësi vetëkorrigjuese, vetë pastruese, pra ato antikorpe që i ka çdo sistem demokratik, falë ndarjes së pushteteve, ku çdo pushtet bën punën e vet.
Dhe përsa i takon informacioneve sensitive, kjo është një çështje që unë për veten time, mendoj se i duhet lënë gjykatës. Nuk i duhet lënë leximit sporadik të materialeve hetimore që nxirren për të bërë çorap opinionin publik, por i duhen lënë gjykatës. Procesi do të tregojë nëse ka apo nuk ka gjëra të cilat kanë cënuar çfarëdo qoftë në lidhje me sigurinë kombëtare apo me besueshmërinë që ka të bëjë me partnerët, por lajmi që kam për ju, është që një shqetësim i tillë që na vjen nga shpërndarësit dhe nga agjitatorët e materialeve të nxjerra rrugëve, nuk na ka ardhur deri tani nga asnjë partner. Asnjë partner! Dhe patjetër që kur fola për partner që kanë mbetur pa fjalë, fola për partnerët në sistemin e sigurisë. Nuk fola për aleatët politikë dhe gjeopolitikë të Shqipërisë. Fola për partnerët që kanë punuar dhe punojnë me shërbimin, pa fjalë, sepse ajo që i është bërë Shërbimit me atë metodë që u trajtua çështja, është e pa parë në historinë e botës, por është përsëri pjesë e një procesi. Kështu që unë nuk pres asgjë më shumë dhe asgjë më pak sesa prokurorët të bëjnë të patrazuar deri në fund punën e tyre, gjykata të bëjë e pandikuar punën e vet dhe në fund do dalë edhe rezultati. -Dy pyetje shkurtimisht, së pari për zonjën Presidente. Lufta kundër korrupsionit është një nga shtyllat kryesore drejt integrimit në Bashkimin Europian. Aktualisht në Shqipëri, ne kemi zyrtarë të lartë të shtetit që ndodhen nën hetim për korrupsion dhe për vepra të tjera. Si e lexon BE këtë? Pra, si një forcim të sistemit të drejtësisë apo si një problem që korrupsioni mund të kthehet në rrugën e Shqipërisë drejt BE?
Dhe për të vijuar me zotin Kryeministër, për t’u rikthyer tek fjala juaj në Rinas; ju ritheksuat pozicionin tuaj që përgjegjësia mbetet individuale. A ndjeni ju përgjegjësi politike për emërimet e bëra dhe a po krijohet sot një standard për pasardhësit tuaj, për kryeministrat e ardhshëm që të marrin vendime politike, të bëjnë delegime të pushtetit, por të mos përballen me pasoja politike dhe publike. Faleminderit.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen:
Faleminderit për pyetjen tuaj. Po, shumë e qartë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është kyçe, është në thelb, në zemër të të gjithë punës edhe për ne kur shohim çështje të cilat po hetohen, ato janë provë që sistemi po funksionon. Pra, në përgjigje të pyetjes suaj, unë mendoj që ky është fuqizimi i sistemit gjyqësor ajo që po shohim.
Kryeministri Edi Rama: Nuk e kuptova mirë se ku donte të dilte pyetja, por po përpiqem të përgjigjem për aq sa kuptova. Kjo e përgjegjësisë politike është një histori, një avaz më saktë, i përsëritur në pafundësi në mjedisin e diskutimit publik këtu. Dhe unë nuk pretendoj që t’iu bëj të ndryshoni kuptim për përgjegjësinë politike, por vetëm mund t’iu përsëris; përgjegjësia ime politike është një dhe vetëm një, që reforma në drejtësi të mos ndalet, që lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të gjithë atyre ngacmimeve që i bëhen organizmit të shtetit nga veprime që bien ndesh me ligjin, të zhvillohet gjithmonë e më shumë si një mision i sistemit sepse kemi qenë në këtë vend, edhe pse ju jeni më të rinj, por keni qenë në moshën e mjaftueshme për të gjykuar individualisht kur gjërat që shohim sot dhe gjërat që ndodhin sot, as nuk mund të imagjinoheshin dhe ky vendi për të cilin po flas, nuk ka qenë në shekullin e kaluar, por ka qenë vetëm deri përpara sa ne të ndërmerrnim gjithë këtë përpjekje transformuese dhe të bënin reformën në drejtësi.
Kështu që nëse pyetja juaj nënkupton që për përgjegjësitë individuale të njërit apo të tjetrit, duhet të përgjigjemi si në komunizëm, unë iu them që atë sistem e kemi ndryshuar. Nëse ju mendoni që kur një emërim bëhet atëherë që në atë moment lind përgjegjësia e atij që emëron, si rezultat i faktit se i emëruari gjatë rrugës mund të bëjë gabim në raport me vijën e sjelljes, atëherë përsëri kjo është një mënyrë e të pari si në kohën e komunizmit. Ndërkohë që sot jetojmë në demokraci dhe ajo që kemi detyrë të bëjmë, është të ndajmë me publikun qëllimet, të tregojmë se çfarë duam të bëjmë me mbështetjen e publikut dhe me fondet që mblidhen nga taksat, të japim llogari për mënyrën se si e bëjmë dhe pastaj cilido që tradhton qëllimin e shpallur dhe të përbashkët, duhet të përballet me pasojat në anën tjetër të sistemit, që është pushteti i pavarur gjyqësor. Kështu funksionon demokracia, që të mos ju lodh me shumë të tjera, Franca është një vend demokratik, është një vend padiskutueshmërisht i fortë nga pikëpamja institucionale; në Francë ministri i Drejtësisë u akuzua për pedofili, nuk u largua nga detyra; presidenti nuk mori asnjë përgjegjësi tjetër përveçse përgjegjësisë që t’i kërkonte drejtësisë që të bënte punën e vet. Në fund fare, procesi ministrin e nxori të pafajshëm dhe ai vazhdon të jetë në detyrë. E çfarë diskutojmë ne këtu? Këto janë mënyra dhe janë qasje të cilat secili i bën sipas vendit, ama në rastin tonë një gjë është e sigurtë, askush nuk merret në mbrojtje kur vjen puna për tu përballur me pasojat e një veprimi që hyn në sferën e pushtetit gjyqësor, në sferën e hetimit apo të gjykimit të pavarur. Këtu fillon dhe këtu mbaron ajo që është përgjegjësia ime politike, të tjerat pastaj janë të gjitha diskutime që kanë meritën e tyre, por që nuk kanë asnjë interes për mua.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






