Transmetuar më 30-09-2026, 19:10

Përmet – Një ngjarje e rëndë dhe e rrallë për një qytet si Përmeti që u trondit pasditen e sotme pasi një grua e re humbi tragjikisht jetën.

Episodi i dhimbshëm ndodhi rreth orës 17:00, në Lagjen e Re, kur shtetasja D. J., rreth 40 vjeçe, dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte.

Rënia nga kjo lartësi i shkaktoi plagë fatale gruas 40 vjeçare dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Foto arkiv

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit