Transmetuar më 30-09-2026, 18:55

Shkodër – Një burrë në moshë të thyer humbi jetën pasditen e sotme në Shkodër pas përplasjes mes dy makinave në aksin që të çon në Lezhë.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, në vendin e quajtur Kryebushat, raporton noa.al.

Policia tha se janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete, me drejtues shtetasit P. L., 67 vjeç, shtetas francez, dhe Gjon Nikaj, 83 vjeç, banues në Shkodër.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi Gjon Nikaj, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shtetasi P. L. është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit