

Tensione dhe përplasje janë shënuar pasditen e sotme në Tiranë mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit, në zonën pranë Kryeministrisë. Protestuesit kanë tentuar të afrohen për të përcjellë mesazhet e protestës së tyre, e cila vijon prej 123 ditësh, ndërsa policia ka vendosur një perimetër sigurie përreth godinës.
Në të njëjtën kohë, në Kryeministri ndodhet presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama. Në fokus të takimit është procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe hapat e mëtejshëm të vendit drejt anëtarësimit.
Forcat e rendit kanë ndërhyrë për të mbajtur protestuesit jashtë perimetrit të sigurisë. Gjatë përplasjes janë dëgjuar thirrje kundër Policisë së Shtetit dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa situata është shoqëruar me tensione mes protestuesve dhe efektivëve.
Protestuesit kanë brohoritur ndër të tjera “Polici e Gysit”, “Polici e krimit”, “Arrestoni Ramën” dhe “Turp”, duke kërkuar që mesazhet e tyre t’i përcillen edhe zyrtares së lartë të Bashkimit Evropian gjatë vizitës së saj në Tiranë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






