Transmetuar më 30-09-2026, 16:38

Policia e Tiranës ka nisur verifikimet pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjet të disa videove me përmbajtje intime, ku pretendohet se shfaqen persona të njohur të artit dhe kulturës shqiptare.

Sipas burimeve pranë Drejtorisë së Policisë, të cituara nga Top Channel, strukturat e Krimit Kibernetik po verifikojnë materialet, si dhe burimin e tyre dhe mënyrën se si videot janë publikuar e më pas shpërndarë në platforma të ndryshme online.

Nga verifikimet paraprake, sipas të njëjtave burime, deri tani nuk janë evidentuar elementë që lidhen me dhunën apo përfshirjen e të miturve. Për këtë arsye, aktualisht nuk është regjistruar një procedim penal lidhur me rastin.

Një tjetër faktor që po merret në konsideratë është fakti se deri më tani asnjë prej personave që pretendohet se shfaqen në materialet e publikuara nuk është paraqitur pranë Policisë së Tiranës për të bërë kallëzim për publikimin apo shpërndarjen e tyre. Verifikimet paraprake vijojnë për të përcaktuar origjinën e materialeve dhe rrethanat e shpërndarjes së tyre.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit