

Një tragjedi ka goditur familjen e aktorit dhe regjisorit amerikan Chad Lowe. Vajza e tij 13-vjeçare, Fiona Hepler Lowe, ka ndërruar jetë, bëjnë të ditur prindërit e saj përmes një deklarate të publikuar nga revista People.
“Jemi thellësisht të shkatërruar nga humbja e të dashurës sonë Fiona”, u shprehën Chad Lowe dhe bashkëshortja e tij, Kim Painter. Ata e përshkruan vajzën si një fëmijë të dashur, inteligjent dhe krijues, që kishte një pasion të veçantë për kërcimin.
Familja nuk ka bërë të ditura rrethanat e vdekjes së 13-vjeçares. Në deklaratën e tyre, prindërit kërkuan respektimin e privatësisë gjatë kësaj periudhe të vështirë dhe iu referuan gjithashtu linjës amerikane të mbështetjes për shëndetin mendor, 988.
Fiona kishte lindur më 16 nëntor 2012 dhe ishte vajza e dytë e Chad Lowe dhe Kim Painter, të cilët u martuan në vitin 2019. Çifti ka edhe dy vajza të tjera, Mabel, 17 vjeçe, dhe Nixie, 10 vjeçe.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






