

TIRANË — Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të lërë të paprekura dënimet e dhëna nga shkalla e parë për dy anëtarët e rrjetit të trafikut të lëndëve narkotike.
Vendimi përfundimtar vulos dënimin për shtetasit Gëzim Bakalli dhe Erjon Loci.
Të dy u hetuan dhe u morën të pandehur nga prokurori i posaçëm i SPAK, Adnan Xholi.
Ato akuzohen zyrtarisht për trafikim të narkotikëve dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Për Gëzim Bakallin, gjykata kishte caktuar fillimisht një dënim me 19 vite burgim.
Nga zbatimi i gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë përfundimisht 12 vite e 8 muaj burg.
Ndërkohë, për Erjon Locin dënimi bazë prej 12 vitesh burg u reduktua në 8 vite vuajtje dënimi.
Me këtë vendim të Apelit të Posaçëm, vendimmarrja e GJKKO-së merr formë të prerë dhe mbetet plotësisht në fuqi.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






