Transmetuar më 30-09-2026, 13:48

LONDRË — Më shumë se një dekadë pas votës historike për daljen nga Bashkimi Europian, qeveria britanike ka hapur zyrtarisht debatin për një rikthim të mundshëm në gjirin e bllokut.

Lajmi i bujshëm u dha nga vetë kryeministri britanik, Andy Burnham, gjatë një interviste për televizionin publik BBC.

Kreu i qeverisë deklaroi hapur se në tryezë ndodhen të gjitha opsionet, nga bashkimi doganor deri te rianëtarësimi i plotë.

Ai pranoi pa doreza se dalja nga BE-ja i ka shkaktuar vendit dëme të mëdha ekonomike dhe sociale.

Sipas tij, shumica dërrmuese e qytetarëve britanikë tashmë janë të ndërgjegjshëm për këtë dështim.

Burnham theksoi se eliminimi i turbulencave dhe krijimi i një platforme të qëndrueshme me Europën është kyç për rindërtimin e ekonomisë dhe tërheqjen e investimeve.

Andy Burnham: “Jam shumë i qartë dhe do ta them troç: Brexit-i i ka shkaktuar Britanisë më shumë dëm sesa të mirë. Dhe mendoj se rreth 60 për qind e britanikëve bien dakord me këtë. Prandaj pyetja është: çfarë bëjmë tani? Unë po tregoj sinqerisht se duhet ta përballojmë këtë realitet dhe t’u japim njerëzve alternativa, në mënyrë që ata t’i shqyrtojnë dhe të gjykojnë vetë.”

Andy Burnham: “Besoj se një pjesë e rindërtimit të Britanisë është eliminimi i kësaj turbulence dhe krijimi i një platforme më të fortë, që t’u japë njerëzve më shumë siguri për të investuar në këtë vend. Dhe ndoshta është pikërisht realiteti me pesë parti ku ndodhemi sot ai që e sjell këtë çështje në plan të parë.”

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit