Transmetuar më 30-09-2026, 12:31

PRISHTINË — Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot gjatë mbledhjes së qeverisë se çështja e zgjedhjes së Presidentit të ri përbën një situatë urgjente që kërkon reagim të menjëhershëm institucional.

Kreu i ekzekutivit theksoi se pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, vendi ndodhet përpara një afati prej vetëm gjashtë ditësh për të gjetur gjuhën e përbashkët. Kurti bëri thirrje për dialog dhe arritjen e një dakordësie politike me subjektet e tjera, duke e cilësuar çuarjen e vendit në zgjedhje të reja si një skenar të panevojshëm, të kushtueshëm dhe institucionalisht të rrezikshëm.

Albin Kurti: "Aktgjykimi i Kushtetuese, i cili prodhoi një normë të re kushtetuese lidhur me rrjedhjen afateve për zgjedhjen e presidentit, na vë përpara një situate urgjente për veprim. Ne kemi një marrëveshje me LDK-në, por e dimë që ajo u shkel e u braktis nga 6 deputetë të saj, përkundër që ajo kishte bekimin e kryesisë partisë së tyre. Para nesh, kemi 6 ditë të plota për t’i dhënë vendit president/e të re. Përveç arritjes së një marrëveshje të re edhe zgjedhja e presidentit është e mundshme. Zgjedhjet e reja të përsëritura, të panevojshme, të kushtueshme janë gjithsesi janë të shmangshme. Prandaj lë të ulemi bashkë, sepse zgjedhjet e reja ndonëse do të shkaktohen si pasojë e moszgjidhjes së presidentit, sërish nuk do të ishin zgjedhje për president. Ato përveçse pa Kuvend, këtë herë do të na linin me paqartësi për ushtrimin e detyrës së presidentit, ndërkaq qeveria do të mbetej në detyrë. Me lejoni të citoj pikën 3 të deklaratës që u votua me 99 vota, Kuvendi bën thirrje për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore në kuadër të secilës të bashkërendohen veprimet juridike, institucionale dhe diplomatike për mbrojtjen dhe afirmimin e të vërtetës së plotë historike për luftën e drejt për liri dhe çlirim. Qytetarë presin prej nesh më shumë përgjegjësi. Kosova nuk e ka luksin të humbasë kohë në kriza të panevojshme. Kësaj here nuk do të prodhohej ndonjë rezultat ndryshe, por i kemi rrethanat e reja që kërkojnë përgjegjësi më të madhe shtetërore."

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit