Transmetuar më 30-09-2026, 12:28

TIRANË — Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndërmarrë ditën e sotme një valë të re shkarkimesh dhe emërimesh në nivelin drejtues të institucionit, duke e transmetuar vendimmarrjen drejtpërdrejt nga ambientet e paraburgimit të Durrësit.

Ndryshimet e konfirmuara zyrtarisht kanë prekur disa nga njësitë më të rëndësishme administrative në kryeqytet. Nga detyra janë shkarkuar administratori i Njësisë 5, Piro Jani, si dhe ai i Njësisë 2, Florian Pullazi. Paralelisht, lëvizjet përfshijnë emërimin e Trendelina Jakut nga Njësia 1 në krye të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, ndërsa administratori i Kasharit, Xhevahir Koçi, mori drejtimin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacioneve.

Në kabinetin e tij, Veliaj ka emëruar Julinda Dhamen si këshilltare, ndërkohë që mungesa e një vendimi nga Këshilli Bashkiak për delegimin e kompetencave bën që drejtimi i administratës së kryeqytetit të vijojë zyrtarisht përmes korrespodencës nga qelia.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit