Transmetuar më 30-09-2026, 12:05

TIRANË — Kryeministri Edi Rama ka prezantuar propozimet e reja për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, të cilat synojnë reformimin e sistemit të masave të sigurisë dhe kufizimin e përdorimit të arrestit me burg për veprat me rrezikshmëri më të ulët.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë bëri me dije se fokusi kryesor i kësaj reforme është garantimi i prezumimit të innocence dhe përdorimi i burgut vetëm si masa e fundit e mundshme nga sistemi i drejtësisë. Sipas tij, gjykatat do të jenë të detyruara të shqyrtojnë më parë masat më të buta të sigurisë përpara se të vendosin për izolimin në qeli.

Edi Rama: "Procesi penal duhet të nisë nga zona e lirisë dhe jo nga burgu si zanafillë. Gjykata duhet të nisë nga liria, të shqyrtojë masat më të buta, të vlerësojë arrestin në shtëpi dhe të arrijë te burgu vetëm kur çdo alternativë tjetër është e pamjaftueshme. Për veprat me dënim maksimal nën 5 vjet, nuk do të caktohet më arrest me burg. As heshtja e personit, as mospranimi i akuzës s’do të përdoren më si provë rrezikshmërie. Rreziku duhet të jetë konkret. Gjykata duhet të bëjë vlerësimin e pavarur dhe, nëse kopjon argumentet e prokurorit, vendimi bëhet i pavlefshëm dhe lind përgjegjësia disiplinore e gjykatësit. Sa herë caktohet arrestimi, gjykata duhet të vlerësojë edhe garancinë pasurore. Prokurori duhet t’i raportojë gjykatës nëse arsyet e masës vazhdojnë të ekzistojnë dhe t’i argumentojë ato."

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit