

FIER — Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer ditën e sotme në afërsi të kodrave të Parkut Arkeologjik të Apolonisë, në qarkun e Fierit.
Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, vatrat e zjarrit kanë përfshirë sipërfaqe të tëra me shkurre, bimësi të dendur dhe ullishte. Përhapja e shpejtë e flakëve ka krijuar alarm në zonë, pasi në afërsi të vatrës së zjarrit ndodhen edhe disa banesa.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur mjeti i parë zjarrfikës, ndërsa po punohet me intensitet për të vënë flakët nën kontroll dhe për të parandaluar përparimin e tyre drejt zonave të banuara dhe parkut arkeologjik. Situata po ndiqet nga afër nga shërbimet e emergjencës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






