Transmetuar më 30-09-2026, 11:27

LUSHNJË — Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjyskatës së Shkallës së Parë Fier, duke nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin Fredi Mara, 58 vjeç, me detyrë administrator i firmës përgjegjëse për rehabilitimin e digës dhe shkarkuesit të liqenit në fshatin Kasharaj.

Nisja e procedimit penal erdhi pasi subjektit tregtar i ngarkohet përgjegjësia se gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e digës së dëmtuar të liqenit, nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme teknike për menaxhimin e ujërave të rezervuarit. Si pasojë e kësaj papërgjegjshmërie, në këtë sipërfaqe ujore ka ngordhur një sasi e konsiderueshme peshqish.

Lushnjë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. M., 58 vjeç, administrator i firmës për rehabilitimin e digës dhe shkarkuesit të liqenit në fshatin Kasharaj.

Procedimi penal nisi pasi kompania që administron ky shtetas, gjatë punës për rikonstruksion e digës së liqenit, e cila ishte dëmtuar, nuk ka marrë masat e duhura për menaxhimin e ujërave të rezervuarit dhe si pasojë ka ngordhur një numër i konsiderueshëm peshqish.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore” dhe “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit