Transmetuar më 30-09-2026, 11:03

TIRANË — Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar ditën e sotme një takim zyrtar me kryeministrin Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë, duke marrë kështu nisjen e misionit të tij diplomatik në Tiranë.

Takimi vjen dy ditë pasi diplomati amerikan i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Pas përfundimit të takimit në Kryeministri, kreu i qeverisë ka publikuar një fotografi të përbashkët në rrjetet sociale, përbri së cilës i ka uruar mirëseardhjen diplomatit të ri amerikan.

Eric Wendt është ambasadori i 11-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri që prej vitit 1991, kur u rivendosën marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. Ai merr këtë detyrë pas përfundimit të mandatit të ambasadores Yuri Kim dhe periudhës ku përfaqësia diplomatike amerikane u drejtua nga e ngarkuara me punë, Nancy VanHorn.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit